Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Spahia: Rama duhet të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme

Spahia: Rama duhet të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme

16:30, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të korrupsionit dhe bllokim të drejtësisë, duke e lidhur këtë me përpjekjet për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Në një status në FB, Spahia shkruan se dorëheqja e kryeministrit dhe heqja e imunitetit për Ballukun janë të domosdoshme për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe një qeverie teknike, me qëllim garantimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm për qytetarët.

Postimi i plotë në FB:

Edi Rama jep dorëheqjen sepse u kape për të disatën herë duke mbrojtur hajdutët të cilët janë shumë afër teje. Tentativa jote me Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun, krahun tënd të djathtë në vjedhje, duke bllokuar drejtësinë dëshmon që je i zhytur njësoj në korrupsion. Bashkë me imunitetin e Ballukut duhet të dorëzosh dhe imunitetin tënd në mënyrë që ti të përballesh me krimet e tua dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri teknike. Është koha që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të shpëtojnë nga kthetrat e krimit në shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco