Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Balluku në detyrë/ Kryetarja e Avokatëve Penalistë: Vendim i GjK, i papritur! Prishja e provave…

Balluku në detyrë/ Kryetarja e Avokatëve Penalistë: Vendim i GjK, i papritur! Prishja e provave…

21:28, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, ka deklaruar se nuk e priste vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese për të kthyer në detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe energjetikës dhe Zëvendës kryeministres, Belinda Balluku.

E ftuar në News24, Qeleshi theksoi se Balluku është tashmë në detyrë me kompetenca të plota, duke nënkuptuar që prishja e provave edhe mund të ndodhë.

Qeleshi: E duhur apo jo, vendimet e gjykatave janë vendime që duhet të respektohen.

Pesonalisht nuk e kam pritur një vendim të tillë se në fazën e parë të pezullimit, kuptohej që do të ishte një vendim që do të shihej nëse çështja do të shkonte në seancë plenare. Paraprakisht sa kohë kemi një pezullim të një vendimi gjykate, ajo që do të ndodhë në seancë, ka një hapje të çështjes apo pritshmërive si mund të vijojë ajo.

 Balluku është mirëfilli në detyrë. Gjykata Kushtetuese duke pezulluar vendimin e GJKKO ka kthyer në detyrë Ballukun me argumentimin se pezullimi sjell pasoja të rëndësishme në funksionimin e Këshillit të Ministrave. Deri në datën 22 apo edhe më tej nëse seanca e datës 22 do të shtyhet, Balluku do të jetë në detyrë më kompetenca të plota si ministre dhe zëvendës kryeministre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco