Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'Në rastin e Berishës u gabua'/ Vangjeli: Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, jo rrëzim i masave

21:23, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, analisti Lorenc Vangjeli sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i lidhur me Belinda Ballukun ,është keqinterpretuar në opinionin publik. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për rrëzim të masave të sigurisë personale, por për një pezullim të përkohshëm të tyre.

“Është krijuar ideja sikur Gjykata Kushtetuese ka prapësuar masat e sigurisë për zonjën Balluku. Në fakt, ajo thjesht i ka pezulluar për herë të dytë dhe vetëm përkohësisht,” u shpreh Vangjeli. Ai theksoi se Kushtetuesja ka vendosur ta shqyrtojë përplasjen mes pushtetit ekzekutiv dhe sistemit të drejtësisë në një datë të mëvonshme, konkretisht më 22 janar.

Sipas analistit, pezullimi është bërë për të shmangur pasojat e menjëhershme që do të sillte vendimi i SPAK-ut në këtë çështje, deri në një vendimmarrje përfundimtare. “Kjo është një situatë momentale dhe e përkohshme. As ata që festuan, as ata që u shqetësuan, nuk duhet ta shohin si fundin e historisë,” tha ai.

Vangjeli hodhi gjithashtu pretendime për debate të brendshme brenda Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se fillimisht balanca e votave ka qenë 4 me 4 dhe vetëm në momentin e fundit një prej anëtarëve ka ndryshuar qëndrim, duke e çuar rezultatin në 5 me 3. Ai theksoi se për këto pohime nuk disponon prova konkrete.

Në analizën e tij, Vangjeli u ndal edhe te roli i subjekteve që kanë të drejtë të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, duke përmendur presidentin, kryeministrin dhe 1/5 e deputetëve të Kuvendit. Sipas tij, Kushtetuesja ka gabuar në të kaluarën, në rastin e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, kur nuk ka njohur legjitimitetin e 1/5 së deputetëve dhe ka rrëzuar kërkesën e tyre.

“Gjykata Kushtetuese mund të vihet në lëvizje si për çështje abstrakte, ashtu edhe për raste konkrete. Në këtë rast, kërkesa e dërguar nga qeveria ka qenë për një çështje abstrakte, pra e palidhur me emra konkretë,” përfundoi Vangjeli.

Vangjeli:

Ne lexojmë vetëm një pjesë të asaj që shkruhet edhe nuk i hyjmë në thellësi. Është krijuar ideja që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka prapësuar masat e sigurisë personale për zonjën Balluku. Në fakt do të thotë thjesht i ka pezulluar për një kohë të dytë.

Për këtë çështje dhe përkohësisht.

Përkohësisht.

Ka vendosur që këtë bast mes pushtetit ekzekutiv dhe sistemit të drejtësisë ta shqyrtojë në një datë të mëvonshme, pra në datën 22 janar. Dhe deri atëherë, pra deri në ditën që do të shprehet...
Mirë do të ishte ta kishin bërë më përpara, por kaq e kanë gjykuar ata, kanë kërkuar kohë për të dhënë vendimin. Dhe deri atëherë është pezulluar pezullimi për një arsye: për të shmangur pasojat që sjell vendimi i SPAK-ut në këtë çështje.

Pikërisht pra. Dhe kjo për momentin është momentale, kështu që as ata të cilët hapën shampanjë apo hodhën fishekzjarr diku në jug të Shqipërisë, as ata të cilët e shikojnë...

Kush ishin këta në jug të Shqipërisë? Në Fier, në Patos, ka pasur fishekzjarrë, ditën...

Ajo që di, që edhe këtu nuk kam prova dhe fakte, di që në debatet e brendshme që janë bërë, fillimisht ka pasur një rezultat tjetër, vendimmarrja e tyre, shkonte katër me katër dhe në momentin e fundit njëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka ndërruar mendim dhe ka sjellë rezultatin pesë me tre.

Tani, historia është pak e komplikuar për t'u shpjeguar, po ka diçka. 1/5 e deputetëve, ndryshe nga sa u tha në rastin e zotit Berisha, është gabuar atëherë, nesër e tutje do të duhej të ishte kështu. Presidenti apo kryeministri kanë tagër ta vendosin, ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Dhe e vënë edhe në dy mënyra të ndryshme.

Pra Gjykata Kushtetuese gaboi me Berishën.

Gaboi kur vendosi ose tentuan të na mbushin mendjen që 1/5 e deputetëve të Kuvendit nuk legjitimohen për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Sipas mendimit tim apo dhe shumë juristëve të tjerë, sepse tërheq mendimin e tyre pa jua them ju.

Këta tre elementë, pra presidenti, kryeministri, 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, e vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese ose për çështje abstrakte, ose për çështje konkrete. Domethënë, për një bast të krijuar apo për një situatë të krijuar në një moment të caktuar, pyetet Gjykata Kushtetuese si arbitër i epërm, çfarë ndodh në këtë rast.

Siç mund të ndodhë edhe për raste konkrete. Në këtë rast, unë e rilexova kërkesën që qeveria dërgonte në Gjykatën Kushtetuese dhe kishte të bënte me kategorinë e parë, pra me rastin abstrakt. Pra, e palidhur me emër. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco