Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Masa e sigurisë ndaj Ballukut, Berisha në SPAK: Rama përmes GJK nxorri jashtë loje SPAK

17:49, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama i nxori jashtë loje SPAK dhe BKH përmes pengjeve në Gjykatën Kushtetuese. Kjo ishte deklarata e liderit të opozitës Sali Berisha, pas daljes në SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë, teksa theksoi se për çështjen Balluku qytetarët do ti kthejnë përgjigje në 22 Dhjetor.   Berisha u ndal edhe tek kreu në ikje i SPAK Altin Dumani që i cilësoi peng të Edi Ramës dhe Pojave të Durrësit, teksa argumentoi se është kundër zgjatjes së mandatit për prokurorët e SPAK.

Syri TV

Gjykata Kushtetuese ka mbyllur çdo mundësi për hetimin e Ministrave të korruptuar. Kjo ishte akuza që bëri pas daljes në SPAK,  lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili u paraqit aty këtë të hënë në kuadër të masës së sigurisë. Berisha u shpreh se Edi Rama i nxorri jashtë loje SPAK dhe BKH përmes pengjeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në një kohë që pastrimi i parave në ndërtim është fenomen të cilin e ka denoncuar dhe vetë kreu  në ikje SPAK Altin Dumani, Sali Berisha i kujtoi këtij të fundit të tregojë si i ka blerë katër apartamente me rrogë shteti.

Berisha e cilësoi Dumanin si një peng të Edi Ramës, që dëmtoi pluralizimin dhe që kërcënoi prokurorin Dritan Prençi, për dosjen Balluku, teksa akuzat nuk i kurseu as për gjyqtaren Irena Gjoka. Berisha shprehu dhe arsyen se përse është kundër zgjatjes së mandatit për prokurorët e SPAK.

Kreydemokrati ftoi qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën e 22 Dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco