Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Abilekaj: Presioni i Ramës mbi drejtësinë vjen nga frika ndaj një fuqie ndërkombëtare të panjohur...

16:51, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Enton Abilekaj, në një intervistë për SYRI TV, u shpreh se reagimet e forta dhe sulmet e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj institucioneve të drejtësisë lidhen me frikën nga një “fuqi e panjohur” me mbështetje ndërkombëtare, që sipas tij po sfidon ndikimin e qeverisë brenda SPAK dhe Gjykatave të Posaçme.

Abilekaj theksoi se presioni i ushtruar nga pushteti ekzekutiv mbi drejtësinë përbën rrezik serioz për pavarësinë e saj, duke shtuar se qeveria ka humbur çdo besueshmëri dhe se çdo fond publik i menaxhuar prej saj rrezikon të keqpërdoret.

Enton Abilekaj: Besoj që kjo fuqi e panjohur, që e kemi thënë dhe më parë, është ajo që e tremb kryeministrin. Kjo iniciativë e papritur e SPAK-ut për të hyrë në kryeministri me një mbështetje ndërkombëtare që ai, që besoj që duhet të vijë nga Shtetet e Bashkuara, por ndoshta dhe nga BE-ja, besoj është ajo që e ka trembur kryeministrin. Ajo që e ka detyruar kryeministrin të vërë menjëherë kufijtë dhe të fillojë sulmet populiste ndaj këtyre, ndaj këtyre institucioneve që deri tani pretendonte se i ka ndërtuar vetë dhe se po, ky nuk do të brente kurrë sepse ata po bëjnë drejtësi.

Tani papritur ata janë duke shkelur ligjet, duke, janë të papjekur, janë të paaftë ndonjëherë e të tjerë e të tjerë, sepse kanë hyrë tek Edi Rama. Ajo e pagave të gjyqtarëve për shembull, është një nga tezat në të cilat ai u mundua të, jo vetëm të bënte presion mbi GJKKO, mbi Gjykatën Speciale, por edhe mbi Gjykatën Kushtetuese. Dhe siç kuptohet qartë, besoj që ka një lloj vulnerabiliteti në institucionet e drejtësisë së re, kudo që janë ato, dhe ky vulnerabilitet sigurisht që shfrytëzohet maksimalisht nga Edi Rama. Për të mos folur pastaj për mjete të tjera të cilat ne nuk i dimë, po flasim vetëm për ato që janë dukur publikisht, që janë përdorur nga kryeministri, dhe kur përdoren nga kryeministri sigurisht që kanë një efekt.

Dhe prandaj nuk lejohet që kryeministri, një pushtet ekzekutiv, të ushtrojë presion mbi pushtetet e tjera. Sepse kur e bën opozita, opozita nuk ka asnjë lloj pushteti dhe nuk mund të ushtrojë presion mbi pushtetet e tjera. Por ai që ka ekzekutivin, që praktikisht ka dhe legjislativin, kur ushtron presion mbi, mbi drejtësinë, sigurisht që ka një lloj efekti dhe arrin një lloj rezultati. Siç e arriti në këtë rast zoti Rama, dhe siç pretendon ta arrijë në projektin e tij për ta rimarrë nën kontroll drejtësinë, SPAK-un kryesisht, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, në kohën kur një fuqi që ende nuk e dimë, që vjen nga jashtë, është duke e konkuruar me influencën e vet brenda këtyre institucioneve. Dhe po e kërcënon qeverinë e tij, po ja heq të gjithë besueshmërinë. Besoj, tani jemi të qartë që çdo shqiptar e ka të qartë shumë mirë që kjo është një qeveri që nuk ka më asnjë lloj besueshmërie, që çdo para që kalon te kjo qeveri, rrezikon të vidhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco