Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

‘Korrupsioni galopant dhe ‘zëvendësimi’ i popullsisë’, Lela: Disa prej kauzave që do të shënjojnë protestën e 22 dhjetorit

15:34, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare më datë 22 dhjetor, në orën 18:00 para Kryeministrisë, duke sinjalizuar një përshkallëzim të aksionit të saj opozitar. Shkëndija për këtë thirrje, sipas përfaqësuesve të saj, ishte një vendim i paprecedentë i Gjykatës Kushtetuese, i cili shihet si kulmi i “arbitraritetit dhe agresionit të mazhorancës”.

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, theksoi se protesta është thirrur në prag të festave të fundvitit, emergjenca e situatës politike e bën të domosdoshëm mobilizimin qytetar. Kalimi nga takimet në formatin “Foltore” drejt një proteste masive, sipas Lelës, nuk shihet si një përjashtim i strategjive të mëparshme, por si një mjet tjetër në repertorin e veprimit opozitar, i cili synon të shprehë revoltë dhe rezistencë në një formë më të drejtpërdrejtë.

Në qendër të protestës qëndron një kauzë e gjerë kundër asaj që opozita e cilëson si korrupsion galopant dhe kapje të shtetit. Janë listuar një sërë aferash dhe çështjesh konkrete si arsye për thirrjen në shesh, nga korrupsioni galopant dhe ‘zëvendësimi’ i popullsisë, që për Lelën, largimi i mbi një milion shqiptarëve nga vendi dhe planet e qeverisë për të hapur qendra pritjeje për emigrantë përbëjnë një “plan kobzi kombëtar” për zëvendësimin e popullsisë.

Ky zhvillim konsiderohet një rrezik eminent kombëtar që tejkalon edhe dëmin financiar të korrupsionit. Lidhur me sfidën e numrit të pjesëmarrësve, opozita shprehet se nuk duhet të ndihet e kompleksuar, duke akuzuar qeverinë se ka tentuar të manipulojë perceptimin publik duke përdorur dronë për të filmuar protestat në orët e para, para se ato të arrinin kulmin. Sipas tyre, kauza është më e rëndësishme se numrat, pasi çdo lëvizje e madhe historike ka nisur me një grup të vogël njerëzish.

Protesta e 22 dhjetorit shihet gjithashtu si një moment reflektimi për vetë opozitën. Në forumet drejtuese të Partisë Demokratike, si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, po diskutohet për të gjetur metodologjinë më efikase që aksioni opozitar të jetë jo vetëm i zëshëm, por edhe prodhues i një rezultati konkret, duke bashkuar fjalën me veprimin përballë një regjimi që, sipas tyre, operon me metoda jodemokratike.

Është muaji dhjetori, është muaj i mbushur plot me festa dhe Partia Demokratike ka dhe festat e veta në këtë muaj, por situata, emergjenca, konteksti politik, arbitrariteti, agresioni i mazhorancës, siç të gjithë e panë edhe në rastin e fundit me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i paprecedent, e thërriti nevojën dhe thërriti opozitën dhe Partinë Demokratike për t'i bërë bashkë të gjitha mundësitë dhe pamundësitë dhe për të vepruar edhe me një protestë kombëtare që është ajo e datës 22, të hënën në orën 18:00 para kryeministrisë si përherë. Të gjitha janë pjesë e repertorit politik opozitar. Asnjëra nuk e përjashton tjetrën, asnjëra nuk është më e mirë se sa tjetra. Të gjitha janë forma të njohura të opozicionit, të disidencës, të kundërshtimit të politik. Nuk mund të thuhet. Sigurisht nga protesta pritet, priten numrat, pritet revolta dhe pritet një formë e rezistencës, çka foltorja, duke qenë e menduar më shumë si një bashkëbisedim, ashtu siç edhe është quajtur foltore qytetare parlamentare, nuk e ka as si qëllim dhe as si kapacitet. Protesta është një protestë kombëtare duhet thënë. Sigurisht ka tjetër, ka tjetër potencial, tjetër përgatitje, të tjera synime.

Numrat kanë rolin e tyre sigurisht, por duhet mbajtur mend një gjë që është thelbësore dhe ka qenë thelbësore në të gjitha lëvizjet. Asnjë lëvizje nuk ka nisur pa atë grushtin e parë, i cili pastaj është kthyer në ortek, uragan, në lëvizje më të më të madhe. Dhe në historinë tonë por edhe të botës, ka nisur gjithmonë me një me një grusht njerëzish. Sigurisht ka një përpjekje për ta kompleksuar opozitën me numrat, po kjo nuk do të thotë shumë sepse ti si gazetar tashmë me përvojë e di që edhe kur janë numrat, siç ka ndodhur ta zëmë në protestën e 7 korrikut që është edhe më voluminozja dhe në disa protesta të tjera të opozitës më pas, numrat janë rrudhur. Droni i Carlos dhe i kolegëve të tij ka ardhur, ka qenë gjithmonë aty dy orë para dhe është gjetur mënyra për ta për ta rrudhur, për ta futur në ujë, për ta simuluar mungesën e numrave edhe kur numrat aty kanë qenë të bollshëm.

Partia Demokratike nuk ka pse të ndihet e kompleksuar sepse i ka bërë, do t'i bëjë, mund t'i bëjë protestat si në formën e foltores, si bashkëbisedim, por edhe kombëtare, edhe të mëdha, edhe të zhurmshme, siç janë shumë, shumë, shumë raste të mëparshme. Dhe një parti si demokratike që e ka traditën e vet të thirrjes, të mbledhjes nën kauzë, në shesh, të protestave me numra të mëdha, nuk ka pse cedon, lëshon ose nuk mundet edhe kësaj here apo dhe herët e tjera në vijim. E rëndësishme është kauza mendoj unë dhe kauza qëndron aty dhe bërtet më shumë se numrat, sepse çka është pas kauzës është korrupsioni, vjedhjet...po e nisim nga ato që shqiptarët, qytetarët e këtij vendi, pavarësisht se ku jetojnë, në qytet a në fshat, e kanë, e shohin vetë me sytë e tyre, nuk kanë nevojë për një shpjegim politik. Rrugët, ranë, ranë dy rrëkesh shi 10 ditë më parë dhe rrugët e ndërtuara me pesëfishin apo gjashtëfishin e kostove ndërkombëtare, dhe qoftë Qafë Plloçë, Qukës-Qafë Plloçë është më ilustruesja, më alarmantja dhe i panë malet të binin mbi male, gurët të binin, të binin mbi rrugë. Kjo është shenja flagrante e parë dhe e pakundërshtueshme e asaj se si vidhet, vidhet pa kursim, pa frikë nga ligji, pa frikë nga opinioni publik, pa frikë nga protestat.

Po të zbresësh më në jug, tuneli i Llogarasë që është edhe edhe kryeçështja e asaj që e mbledh opozitën dhe që ka jo vetëm mbledh opozitën por ka qenë kryetemë e aksionit opozitar prej muajsh e muajsh të tërë. 50 milionë të trafikuara, të qarkulluara, të të vjedhura në mënyrë të hapur, me letra, me dokumenta, me firma. Korrupsionin po deshe edhe të ndërkombëtarizuar të të kësaj qeverie. Meqë duhet të flasim për çështje dhe duhet të flasim, është domosdoshmëri mendoj unë shoqërore që të flasim për çështje që prekin njerëzit e thjeshtë. Fondet IPARD. Ne tashmë e dimë edhe fermeri në fshatin më të thellë të Shqipërisë apo në zemër të Shqipërisë, në fushën e Myzeqesë që është edhe po themi ai pjesa, rrafsh, rrafshulta që prodhon më shumë për bujqësinë, pastaj ekonominë bujqësore, e di që ato fonde që ishin predispozuar nga me taksat e qytetarëve të BE-së, si fonde të Bashkimit Europian, përfunduan në në xhepat, në llogaritë bankare të atyre të lidhur me qeverinë, por që s'kishin asnjë lidhje me me bujqësinë. Dhe lista, lista mund të vazhdojë, lista mund të vazhdojë dhe vazhdon, vazhdon pafund. Janë 12 vite të një korrupsioni qeveritar të pa të pasosur. Fut këtu inceneratorët, fut gjirin e Vlorës me Tigrat 1 dhe 2 që ende konsumojnë para, taksash shqiptare, por nuk prodhojnë gjë. E me radhë, tek shpenzimet e luksit, kopshti 4 milionësh i oborrit të brendshëm të kryeministrisë, të cilin nuk e sheh askush veç kryeministri me të ftuarit apo me me me zyrtarët e tij e me radhë. Është një listë e gjatë, mendoj që duhej, do duheshin disa orë emisioni. Po kauza, kauza përqendrohet tek ajo, interesi, kjo që është thelbësore, interesi publik i nëpërkëmbur. Llogaridhënia inekzistente.

Kapja e shtetit në të gjithë parametrat me arrogancë, me agresivitet, siç u provua dhe së fundmi dhe siç shihet edhe nga gjuha e dy ditëve të fundit e kryeministrit që kur nuk i pëlqejnë, kur nuk i pëlqejnë BKH-ja, SPAK-u e të tjerë e të tjerë, përdor atë gjuhë të patllakeve, të të trimave, të po guxuat, kjo është e mëparshme, guxoni të më vini, të më kërkoni telefonin. Pra një intimidim i hapur, publik, pa e vrarë fare mendjen i atyre trupave që kur i interesonte i lavdëronte dhe tani që, si me thënë, ka ardhur ajo nyja e litarit shumë afër, i kërcënon hapur sepse po i prishet, me sa duket, edhe kuptimi që ai kishte ndërtuar për për drejtësinë. E dua për të sulmuar kundërshtarin, për të mos u marrë me çështjet publike. Janë qindra mijëra dosje të mbyllura, të pluhurosura, të arkivuara, por nëse vjen tek oborri i kryeministrisë, tek kopshti i Edenit, ku është Bela e mollës së ndaluar, atëherë, atëherë kryeministri egërsohet, trimërohet dhe ka një duel me patllake imagjinare, por fillon e përmend trimosha të patllakeve e me radhë.

Të drejtë keni dhe ky është një vendim, është një tezë për t'u rrahur, një vendim për t'u marrë, të cilin mendoj unë duhet ta marrin forumet e ngarkuara me vendime të tilla të Partisë Demokratike dhe një prej arsyeve të thirrjes dhe mbledhjes së Këshillit Kombëtar të mërkurën, pra pasnesër, është edhe kjo. Pra, edhe kjo sigurisht unë mendoj që duhet diskutuar. Pra cila është forma, metodologjia, çfarë duhet ndryshojë që protestat të kenë jo vetëm qëllimin, pra synimin, por të kenë edhe tempin, të kenë edhe ritmin, të kenë edhe një pikë fundore të taktikës, ose më saktë të strategjisë, se ku duhet të shkojnë, sa duhet të zgjasin, e me radhë. Unë mendoj që këto janë teza që do rrihen, do përpunohen dhe do do vendosen, cila do të jetë, të shihet si më e qarta dhe më produktivja, më prodhimtarja, ndër të tjera edhe në mbledhjen që do të ketë Këshilli Kombëtar. Ju e dini që është mbledhur kryesia, pritet mbledhja e Këshillit Kombëtar, grupi parlamentar demokrat është ndërkohë në në një takim me me dyer të mbyllura, kështu që të gjitha forumet po thirren, po dëgjohen, po debatohet hapur, pa frikë për të për të shkuar tek jo vetëm tek një qëllim dhe një kauzë, por edhe për të gjetur metodologjinë se si bëhet efikase dhe prodhuese kauza.

Kauza nuk ka munguar, por ajo që publiku, demokratët sidomos presin, është, është një produkt, një, një prodhim dhe me të drejtë shpeshherë ata ndihen, po themi, zemër lëshuar, por duhet pasur parasysh gjithmonë edhe lloji i regjimit që është përballë. Duhet pasur parasysh dhe ajo tjetra që një partie siç është Partia Demokratike e cila operon në kushte ruse, Rusie, Bjellorusie ose Turqie, nuk mund t'i kërkohet virtuoziteti ose sjellja si parti daneze. Dhe këtu pastaj duhet të bashkohen mendoj unë, jo vetëm fjalët po dhe aksionet, sepse me fjalë është kollaj të ndërtosh revolucion, po ai që e thotë fjalën dhe e kërkon revolucionin dhe aksionin, duhet të bashkojë dëshirën, fjalën me aksionin e përbashkët për të arritur në atë që kërkohet, që është domosdoshmëri jetike mendoj unë, politike, shoqërore dhe kombëtare, zmbrapsja, rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës e cila tashmë, jo vetëm prej korrupsionit, përbën, përbën një rrezik eminent kombëtar.

Dhe kur them jo vetëm prej korrupsionit, i cili kuptohet shpesh si financiar, por është edhe, po themi, është dhe moral, edhe shpirtëror dhe shpirtëror në kuptimin që zbrazja e vendit dhe popullsisë prej mbi 1 milionë shqiptarësh që kanë ikur dhe kërkesa, dhe këtu fillon korrupsioni moral dhe shpirtëror dhe vendimi për ta mbushur, se janë 20 e, mbi 20 e ca qendra pritje emigratore që zoti Rama ka vendosur me bujari të madhe t'i licencojë, përveç asaj të Shëngjinit. Pra, zëvendësimi i popullatave për mua është, është një plan kobzi kombëtar. Një kryeministër që nuk ndalon dot hemorragjinë e të ikurve nga gjaku i vet, gjaku i shqiptarëve, mundohet ta, ose pa qeder, pa vrasje ndërgjegje, nuk e ka problem ta zëvendësojë popullatën me një popullatë, me një popullatë tjetër. Gjë që s'e kanë bërë as, as pushtuesit, megjithëse numrat dhe hordhitë e tyre prej mijëra vitesh nuk kanë qenë të pakta në trojet e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco