Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Berisha: Jam kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, këtë gjë e kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin

Berisha: Jam kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, këtë gjë e kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin

11:11, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha deklaroi se është kategorikisht kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK. Kreu i PD theksoi se 9 vite janë të mjaftueshme për të treguar integritetin dhe aftësinë e tyre dhe shtoi se kërkesa për zgjatjen e mandatit vjen nga ata që bashkëpunojnë me krimin.

Berisha akuzoi figurat si Altin Dumani dhe të tjerë se kanë përdorur institucionin për interesa personale dhe se një prokuror i ndershëm nuk do të kërkonte kurrë zgjatje mandati.

Lideri i opozitës përmendi gjithashtu përdorimin e dhuratave dhe kostumeve të dhëna nga zyrtarët si pjesë e një sistemi të kompromentuar brenda SPAK.

Deklarata e plotë për media:

Kategorik kundër.
9 vite janë të mjaftueshme për të treguar të gjithë integritetin dhe aftësinë.
Ata që nuk bashkëpunojnë me krimin, ata që punojnë me vullnet të hekurt.... e di kush e kërkkon atë? E kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin.
E kërkojnë ata që kanë larë para me pronat e tyre si Troplini, se një njeri i ndershëm nuk e kërkon asnjë ditë.
Erdha, shërbeva me nder dhe mirupafshim.
Kjo është...
E shpenzoi gjithë mandatin, i mori peng me Ulsi, me të tjerë, po kostumet e Ulsiut ku janë se harrova?
Në Komision të Ligjeve janë, aty ka një garderobë për kostumet dhuratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco