Kreu i PD, Berisha bëri publik mesazhin që tha se i la drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, duke u shprehur se drejtësia do të flasë një ditë për atë që ai i cilësoi si vepra të rënda penale.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha tha se Dumani kishte marrë prokurë nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Irena Gjoka, për të vijuar avokatinë e saj, ndërsa lexoi shënimin që tha se ia ka lënë personalisht.
Berisha e përshkroi Dumanin si kundërshtar të pluralizmit politik dhe të votës së lirë, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, ndërsa theksoi se drejtësia do të japë përgjigjen përfundimtare për këto veprime.
Deklarata e plotë:
Tani, ju keni kureshtje të tjera të plota.
Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj.
Shënimi që i lashë:
“Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”.

© SYRI.net