Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Banori i Kreshpanit denoncon: Lagjet që votojnë PD lihen në errësirë, rruga kryesore e fshatit e paasfaltuar

10:24, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zamir Malaj, banor i fshatit Kreshpan, i ftaur në emisionin 'Kafe Shqeto' denoncon publikisht braktisjen e komunitetit nga shteti dhe diskriminimin politik në shërbimet publike.

Ai tregon se rruga kryesore e fshatit, një segment prej rreth 2 kilometrash që lidh rreth 30 shtëpi, vazhdon të mbetet e paasfaltuar, duke e bërë lëvizjen e përditshme të banorëve një sfidë të madhe. “Shteti na ka lënë në harresë. Hedhin ndonjë rrugë zhavorr vetëm para votimeve, pastaj harrohet sërish”, shprehet ai.

Malaj denoncon diskriminimin politik të hapur, lagjet që historikisht votojnë për forcat e djathta lihen pa ndriçim rrugor, ndërsa në zonat që votojnë për mazhorancën vendosen panelet diellorë dhe drita. “Vetëm ku i vunë panelet diellore, drita shkon. Lagjet që votojnë djathtas lihen në errësirë totale,” thekson ai, duke e cilësuar këtë si një praktikë që ia kalon edhe periudhës së komunizmit.

Ai denoncon diskriminimi politik të institucioneve ndaj banorëve ruralë, dhe bën thirrje që të nxirret në dritë realiteti i infrastrukturës së braktisur dhe të kërkohet veprim konkret për përmirësimin e jetës së komunitetit, jo vetëm premtime elektorale.

Pjesë nga deklarata:

Si fshat, nuk kemi vërejtje; kalojmë shumë mirë. Por, normalisht, shteti na ka lënë në harresë. Për shembull, rrugët janë pa asfaltuar. Janë rreth 30 shtëpi. Flasim për rrugën kryesore të Kreshpanit, rrugën kryesore, e cila është rreth 2 kilometra e pashtruar.

Thjesht hedhin ndonjë shtresë zhavorri, sa për sy e faqe, zakonisht kur vijnë votimet. Në vitin 2021 pashë që hodhën zhavorr këtu; e niveluan dhe thanë “e bëmë rrugën”.

Një tjetër problem është ndriçimi i lagjes. Unë jam nga lagjja Male. Po të vësh re, dritat i kanë vendosur vetëm në disa zona. Lagjet që votojnë djathtas lihen në errësirë totale, nuk bëhet fjalë për ndriçim. Vetëm aty ku kanë vendosur panele diellore, i kanë vendosur nga vetë banorët, për shtëpitë e tyre, jo për ndriçimin e rrugës.

Kjo është një sëmundje. Çfarë do të bëjnë fëmijët tanë kështu? E nisim jetën me një fillim shumë të keq. Pas 35 vitesh demokraci, ende jemi në këtë gjendje. Madje, po ia kalon edhe komunizmit, shkurt e qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco