Përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike dhe debati mbi "rinovimin" e saj shihen si një strategji që i shërben drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, Çim Peka ka bërë një analizë të thelluar të situatës aktuale politike, duke hedhur akuza të forta për përfshirjen e krimit në lojën politike dhe për një rol problematik të medias në mbulimin e aferave të mëdha korruptive, të cilat duket se zhvendosin vëmendjen nga thelbi i problemeve të qeverisjes.
Peka vendos në qendër të kësaj analize aferën e tunelit të Llogarasë, e cilësuar si një akuzë direkte ndaj qeverisë, ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u vetëofrua si dëshmitar për një vjedhje prej 50 milionë eurosh.
Në fjalën e tij, Peka hodhi kritika të ashpra në drejtim të medias, veçanërisht një interviste të realizuar me ministren Belinda Balluku, e cila përshkruhet si një operacion i pastër PR për të pastruar imazhin e saj, pa iu bërë asnjë pyetje e vetme për akuzat e rënda.
Dosja "Balluku" konsiderohet si dosja "Rama", duke e lidhur atë direkt me kreun e qeverisë dhe duke sugjeruar se çdo përplasje brenda opozitës shërben për t'i hequr vëmendjen nga skandale të tilla.
Diskursi për "rinovimin" e PD-së cilësohet si një manovër e orkestruar për të larguar vëmendjen. Sipas këtij këndvështrimi, figura si Ervin Salianji nuk janë naivë dhe lufta e tyre nuk është kundër Sali Berishës, por pjesë e një loje më të madhe.
Gjithashtu Peka thekson se përpjekjet për të rrëzuar Berishën nga brenda partisë kanë dështuar edhe kur kishin mbështetje të fortë, siç ndodhi me Lulzim Bashën në vitin 2021, duke dëshmuar se pa figurën e tij historike, grupimet kundërshtare janë "hiç".
Peka: Në fakt këtë pyetje, të thuash që ja bën Salijanit, është ta vlerësosh shumë. Kujt i intereson? Çdo përplasje brenda opozitës sigurisht që i intereson Ramës. S'mund të them, nuk do flas më me termat e mazhorancës. I intereson vetëm një personi i cili kontrollon gjithçka. Sa herë ka një problem, që ai problemi e ka çdo ditë, gjithmonë në pamundësi për ta, për ta zhbërë problemin e tij, investohet tek opozita. A është investuar në rastin konkret? Këtë nuk mund ta them. Apo e bën Salijani se është investuar Rama? Absolutisht nuk mund ta them. Por di të them një gjë. Dosja Balluku është dosja Rama. Belinda Balluku është fytyra e Edi Ramës.
Afera e tunelit të Llogarasë është akuza më e madhe apo denoncimi më i madh, duke u vetofruar si dëshmitar i Arben Ahmetajt tek intervista një me të tretë. Pas kësaj dëshmie të Arben Ahmetajt, ku vetëofrohet si dëshmitar për 50 milionët ku Top Channel është pjesë, Kjo që bën sot si vajza e madhe e Vjollcës, Grida, e merr në intervistë Ballukun tek tuneli, i bën PR-in e masakrës së parave, pa e pyetur qoftë dhe një herë të vetme, pa e pyetur qoftë dhe një herë të vetme, për aferën e tunelit dhe për dëshminë e Arben Ahmetajt, ku ishte dëshmitar që aty po vidheshin 50 milionë euro. Qoftë dhe një herë të vetme. Si gazetare. Mund të ketë marrë dhe Top-i pjesën e vet. Por gjithsesi, kjo minimalisht duhej ta pyeste. Dhe të mendosh se televizioni i Gridës, i Vjollcës, i Lorit, i atyre që hedhin plumba te Miroi që u vra, shqetësohet për rinovimin e PD-së, do të thotë minimalisht je naiv, maksimalisht je i pistë. Sepse askush nuk e beson këtë gjë. Pashë sot kishte dalë një që e ka mbiemrin Manushaqe, kam pasur mësues marksizmi unë, Manush Manushaqe bën një emision sportiv. Emision sportiv, por po fliste, nuk di çfarë bën te Top-i. Fliste dhe ai për rinovimin e PD-së.
Kam pasur një idiot, ka qenë mësues marksizmi në Has. Shqetësohej dhe ai për rinovimin e PD-së. A e kupton dikush që ka marrë në dorë rinovimin e PD-së? Po i them këto gjëra sepse janë të gjitha biseda që i kam diskutuar me me Salianin në këtë zyrë. Çdo natë deri në dy të natës vinte për gjëra që binim dakord dhe për gjëra që s'binim dakord. Dhe finalja ishte që a ka nevojë që PD-ja të të ndryshojë banakun, të riorganizohet? Po. Por kurrsesi kjo gjë nuk bëhet duke pretenduar se njerëzit e krimit nuk janë çunat e këqij, nuk i kemi shanset, mund t'i bëjmë dhe vetë. E provoi një kandidat në 2023-shin në Elbasan, që të mos e takonte shumë atë.
Dy javët e fundit çfarë bënë njerëzit e krimit? Thjesht i rritën pazarin Ramës dhe në fund e lanë premtimin e mbajtur dhe u angazhuan në fushatë dhe ja morën zgjedhjet. Është kali i betejës së opozitës ky Peka. Grupet kriminale me Ramën, nuk ke nevojë ta përmendësh sot këta çunat problematike. Jo jo prit, nuk është nuk është çështje kali beteje. Me Ramën ke kalë beteje pafund. Çfarë ndodhi? U caktua Salijani kandidat, drejtues politik në Elbasan? Në Elbasan. Një prej argumenteve që ne përdorëm dhe që menduam që Rama i shkoi çmendurisë së tij deri në fund për ta, për ta dënuar, se kishte denoncuar vëllain e ministrit të inkriminuar, se kishte denoncuar, ju kallëzuar penalisht. Ishte se Salijani në Elbasan filloi t'i trazojë pak ujërat dhe i takoi ata që ta quaj dhe krimin dhe mund t'ia merrte Ramës. Është debat që e kam pasur 100 herë me të. Nuk të vijnë. Po heqim dorë nga morali politik.
Ka pas dëshmuar dhe një herë Grida, më takuan dhe i thashë kryetarit Basha tha s'kemi punë me ta. Se pse e gjejnë këtë dyshe gjithmonë për të negociuar, nuk e di, por ka një gjë. Kush mendon se ka pasur Rama tezën, të gjithë qelbsirat bashkë për të mundur Berishën në 2013-ën. Por teza e kësaj opozite është lufta kundër krimit.
E para e punës, nuk mund të heqësh dorë nga morali se opozita moralin ka. E dyta, kush mendon se krimi i ofrohet opozitës dhe jo qeverisë, ose është naiv, ose po bën lojën e krimit. Sepse ata në finale thjesht rrisin pazarin dhe sidomos me këtë lloj qeverie që bashkëpunon me ta, shkojnë tek Rama. Prandaj e bëra këtë parantezë për të thënë që unë nuk besoj kurrë që Saliani është naiv.
Dhe nuk besoj kurrë që Salijani po lufton sot kundër Sali Berishës, siç e bëri në 2021-shin me Lulzim Bashën, se e provuan që pa atë janë hiç. Me amerikanët në krah, me Bashën në krah, të gjithë bashkë, ky i mundi. Edhe me disa idiotë të padobishëm, idiotë të dobishëm që i ka ngrah. I mundi. Dhe do ta mundë tani Salijani Berishën? Kush mendon që Salijani e ka kundër Berishës nuk është real. Nuk e ka kundër Berishës. Berisha ju duhet.
Të gjithë ata që e donin të vdekur jo vetëm politikisht, sot ju duhet se s'bën, se kjo parti pa këtë njeri, siç po shikohet, me këta pazargjinjtë e vegjël, qoftë i jodobishëm, qoftë këta kalamaj që ju duket vetja disident, që bëjnë pazare, kjo parti kthehet si partia e Tom Doshit kur të mos jetë Tomi. Prandaj kjo parti ka nevojë, aq kohë sa e ka Berishën...
© SYRI.net