Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

E nxorën mashtrues/ Rama vijon sulmet ndaj BKH: Trimoshat nuk i kritikova për…por si injorantë…

E nxorën mashtrues/ Rama vijon sulmet ndaj BKH: Trimoshat nuk i kritikova për…por si injorantë…

17:33, 14/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama duket se ka hapur një tjetër front lufte me organet e drejtësisë së re, ku më së fundi ka vijuar sulmet ndaj agjentëve të BKH-së, apo FBI-së shqiptare, siç krahasohet.

Gjatë ditës së sotme, Rama i ka akuzuar publikisht agjentët e BKH-së se janë përplasur me Gardën e Republikës kur kanë hyrë në Kryeministri për armët e tyre, që sipas kryeministrit nuk kanë dashur t’i dorëzojnë, por një gjë e tillë u përgënjeshtrua menjëherë nga institucioni, duke shpejguar dhe si kishte ndodhur ngjarja në të vërtetë.

LEXO EDHE: Rama mashtroi për hetuesit, reagon BKH: Në asnjë moment nuk ka pasur përplasje me Gardën e Republikës

Por pasi e nxorën Ramën mashtrues me përgënjeshtrimin e tyre, kryeministri ka reaguar sërish, duke i quajtur injorantë në etikë dhe ligj, të cilët donin të hynin në kryeministri me patllake.

Postimi i plotë:

Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!

Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.

Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale - thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.

Gjithësesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco