Protesta e 14 Dhjetorit 1990 është përkujtuar në një ceremoni të veçantë nga Partia Demokratike, dega Elbasan, dhe Shoqata “14 Dhjetori”. Në ceremoni foli sekretari i PD-së, dega Elbasan, i cili tha se kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme për të protestuar dhe për t’u përballur me këtë pushtet.
SYRI TV
Partia Demokratike, dega Elbasan, dhe Shoqata “14 Dhjetori” vendosën kurora me lule në sheshin para Teatrit “Skampa”, në kujtim të protestës së 14 Dhjetorit 1990.
Sokol Shkelzeni, sekretar politik pranë degës së PD Elbasan, shprehu mirënjohjen për të gjithë protestuesit dhe për kontributin e tyre në vendosjen e demokracisë, duke theksuar se modeli i tyre duhet të ndiqet edhe sot në përballje me këtë pushtet.
Anëtarët e Shoqatës “14 Dhjetori” rikujtuan edhe një herë sakrificat e bëra në atë ditë për të sjellë demokracinë. Sipas tyre, misioni vijon dhe mbetet i njëjtë edhe në këtë kohë.
© SYRI.net