Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Berisha: Firma është propozim, nuk është votë, prandaj dhe u tërhoqën. Rama e emëroi Endri Shabanin Avokat Populli, pa firma

13:55, 14/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Rama e emëroi Endri Shabanin Avokat Populli, pa firma”, kështu deklaroi Kreu demokrat gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale duke ju përgjigjur interesit te një qytetari.

Berisha: Nuk besoj se justifikohet. Pse? Së pari, ato firma, unë theksova, janë gabim dhe apologjia dhe ndjesa është akti i merituar në këtë rast. Por ato firma u vendosën në një klimë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës.

Ato firma u tërhoqën me firmë. Ju do të kishit të drejtë të mbani revoltën tuaj në qoftë se ata firmatarë nuk kanë firmosur për tërheqjen e firmave të tyre. Kështu që e pranoj kritikën, por jo idenë që të largohesh nga Partia Demokratike për këtë gabim.

Se kjo do ishte një lehtësim për Edi Ramën, një luftëtar më pak. Edi Rama e emëroi Endri Shabanin, Avokat Populli pa firma. S'është e vërtetë, po u tërhoq, firma është tërhequr. Dhe firma mund të tërhiqej edhe në parlament në momentin e votimit.

Firma është propozim, nuk është votë.

Ndërsa duke ju pergjigjur interesit të një qytetari tjetër Berisha tha se, "nuk ka pasur asnjë urdhër për të firmosur për Endri Shabanin". "Kjo është e vërteta", tha ai.

Berisha: Kandidatura e Endri Shabanit nuk është firmosur me urdhër. Për këtë ju garantoj.  

Nuk ka patur një urdhër nga drejtues të PD-së që të firmosin. Firmosja e saj ka ardhur në kontekstin e klimës së krijuar nga bashkëpunimi për bashkinë e Tiranës. 

Pastaj, ka patur më shumë të interesuar, ka patur më pak të interesuar, ka patur që kanë refuzuar, të gjitha këto janë reale. 

Por asnjë urdhër nuk ka patur që të firmoset Endri Shabani. Ndaj dhe kjo është e vërteta për të. 

Por edhe një herë Meri, firmat ishin gabim, akt i nxituar, ndaj dhe ndjesa publike. 

Kurse zgjedhja e tij nuk ka asnjë lidhje me firmat, sepse firmat ishin tërhequr. 

Sigurisht Edi Rama përdori si pretekst për të mashtruar qytetarët, por qytetarët duhet ta dinë se firmat ishin tërhequr po me firmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco