“Edi Rama ka vënë në krye të piramidës së drejtësisë një prokuror”.
“ Këtë se ka bërë as Enver Hoxha”, tha lideri i opozitës gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.
Berisha: E mori vendimin. Vendimi me 22 janar duhet të ishte për masën e sigurisë, por masa e sigurisë u hoq. Pra, është vendim post-mortem, pas vdekjes, s’ka më asnjë vlerë. Edi Rama fitoi. Pariti.
Janë derdhur shuma kolosale, është bërë gjithçka. Pasi mori licencën, lexoni si sulmonte sot me egërsinë më të madhe sistemin, shoqatat.
Dhe duhet të bëjë një sqarim për mashtrimin e tij të paskrupullt. U thotë qytetarëve se duhen me çekiç të thyejnë arkën e buxhetit të shtetit, pse e kanë paditur. Jo, është gënjeshtër. Është Edi Rama shkaku i saj, sepse i ka caktuar Altin Dumanit, në kundërshtim me parimet kushtetuese, me ligjet, një rrogë që nuk e merr kush në Ballkan. 7300 euro.
Kryegjykatësit të lartë dhe kryegjykatësit të Gjykatës Kushtetuese, një rrogë shumë më të ulët se e saj.
Pra, çfarë kërkojnë gjykatësit? Kërkojnë atë që ka parim kushtetuta, proporcionalitetin. Se në qoftë se ti i jep prokurorit, jo të përgjithshmit, se as atij s’mund t'i japësh këtë, por prokurorit special 7300 euro rrogë për të mbyllur dosjet e familjes së tij, të gjithë ata kanë të drejtë të shkojnë në gjykatë, të kërkojnë proporcionalitet.
Ata kanë kërkuar proporcionalitet në gjykatë. Dhe këtë e ka krijuar Edi Rama. Ata kërkojnë barazim që u takon me ligj. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë në krye të piramidës së sistemit të drejtësisë vendoset një prokuror. As Enver Hoxha nuk e kishte këtë. Jo. I kishte të tmerrshëm prokurorët, i kishte xhelatët, i kishte, po nuk ishte ata në krye të piramidës. Në krye të piramidës ishte kryegjykatësi.
© SYRI.net