Kreu demokrat tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se “me licencën që mori nga GJ, Rama mbylli çdo mundësi që ai, familja e tij, ministrat e tij të mund të penalizohen për vjedhjet që bëjnë”.
Berisha: Asnjë ndryshim nuk bën. Sepse Rama me licencën që mori në Gjykatë Kushtetuese, Rama mbylli çdo mundësi që ai, familja e tij, ministrat e tij të mund të penalizohen për vjedhjet që bëjnë. Na përket ne dhe vetëm ne.
Duhet ta pranojmë një fakt, duhet të pranojmë se prokurori që kërkoi pezullimin, foli me gjuhën e ligjit. Nuk u tërhoq para kërcënimit që i bëri Lulim Balluku, bandat e saj. Para kërcënimit soft të Altin Dumanit, para telefonatës kriminale të Edi Ramës. Nuk u tërhoq.
Por ky akt i tij, u zerua.
Por ky akt ama fton çdo qytetar të ngrihet, për të mbrojtur jo ligjin thjeshtë, jo kushtetutën thjeshtë, por për të mbrojtur interesin e tij personal.
Për të parandaluar vjedhjen e tmerrshme që po bën kjo qeveri.
© SYRI.net