Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar SPAK, e ka lëshuar një emsazh të drejtëpërdrejtë për kreun e ri të SPAK Klodian Braho. Rama ka paralajmëruar që SPAK nuk duhet ti aferohen Këshillit të Ministrave për të hetuar ministrat, ku nuk ngurojë që të sulmojë personalisht as oficerë të BKH-së që kishin shkuar për të marrë prova në zyrën e tij. Ndërsa etiketohet me nofka nga vartësit e tij, teksa ndanin tenderat qindra miliona euro, Rama paralajmëroi Klodian Brahos, që të marrë masa që transkriptet e përgjimeve të mos i dijnë qytetarët. Përballë prokurorëve dhe gjyqtarëve që hetojnë për korrupsionin qeveritar, Rama përdori qytetarët, që sipas tij i kanë dhënë pushtet që s’mund të cenohet nga drejtësia.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka përdorur vendimine Gjykatës Kushtetuese që ti dërgoj një mesazh kreut të ri të SPAK Klodian Braho, që institucioni i akuzës të mos guxojë të hetojë më atë dhe Këshillin e Ministrave. Sipas Ramës, për SPAK dhe Brahon, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të shërbejë si reflektim.
Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit. Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional.
Kryeministri ishte i drejtëpërdrejtë, për të paralajmëruar SPAK që të mos I afrohet atij dhe ministrave të tij, e për të ilustruar këtë solli një prej episodeve ku hetuesit e BKH-së nuk u lejuan të futen për të marrë prova në Këshillin e Ministrave, e pengimin e hetimit, kryeministrit e justifikojë me faktin se oficerët e BKH-së ishin të armatosur, e madje nuk kuresu as sulmet personale ndaj tyre.
Si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës. Pra, nuk dua kurresesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz
Ndërsa opinion public u informua se si zv. kryeministrja prcaktonte se kush do të merrte tenderat qëindra milionë euro, e ndër to përmendej edhe kryeministri Edi i etiketuar me nofka nga vartësit, Rama i lëshoi një paralajmërim SPAK. Ai u kërkoj që të mos lejojnë publikimin e trasnkripteve, duke mbyllur kështu edhe një shteg hetimor, ku në jo pak raste, denoncohet përfshirja e vetë kryeministrit.
Për të reflektuar mbi shqetësime që nuk janë vetëm tonat apo me lojra mediatike te llojit Big Brother, me transkripte telefonash te nxjerra në shkelje të ligjit nga dosjet hetimore, për të cilat po ashtu BE-ja ka korniza shumë strikte ligjore.
Për gjyqtarët dhe prokurët, kryeministri Edi Rama pati edhe një mesazh të fundit, ku i paralajmëroi se ai gëzon pushtetin e qytetarëve, dhe çdo vendim i tyre, do të interpretohet si cenim i pushtetit të tij.
Jo për herë të parë, fatkeqesisht, po për herë të dytë, ata duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit, duke u treguar, jo thjeshtë të zgjedhurve, po vetë zgjedhësve, se mbi vullnetin e tyre dhe përtej kufijve kushtetues mes pushteteve, qëndrojnë ata, togat e zeza të Shqiperisë, me pushtetin suprem të çekiçit të drejtësisëtë pavarësuar nga politika tanimë.
© SYRI.net