Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

GJK riktheu në detyra Ballukun e hetuar nga SPAK, Rama i gëzuar vijon presionin... donin paga më të larta…

GJK riktheu në detyra Ballukun e hetuar nga SPAK, Rama i gëzuar vijon presionin... donin paga më të larta…

10:31, 14/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama reagoi gjatë ditës së sotme pas vendimin të Gjykatës Kushtetuese, që riktheu përkohësisht në detyrë Belinda Ballukun, deri kur çështja të trajtohet në themel në janar.

Në podkastin e tij, kreu i qeverisë tha ndër të tjera se me këtë vendim “u eliminua një precedent i rrezikshëm”.

Rama theksoi se në nivel ndërinstitucional, vendimi e pezullimit shkeli kufijtë e kompetencave të Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, duke kthyer një proces ligjor në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit.

Harroi Rama që nuk kishte asnjë ditë pushim dhe orë pushim e të mos bënte statuese e deklarime që ti kujtonte GJK dhe anëtarëve të saj se nuk duhet të dënohej Balluku. 
Presioni më të cilin ata janë përballur nga mesazhet dhe deklaratat e përsëritura publike të kreut të qeverisë për drejtësinë pas vendimit të GJKKO e bënë efektin tek anëtarët e nënshtruar të GJK. 

Tani pasi presioni i tij me paga dhe vende pune për anëtarët e Gjykatës e bëri punën e vete, Rama del e reciton si çdo të dielë për arritje imagjinare të qeverisë së tij në vendin që është i rënditur i 14 në botë për cilësinë e keqe të jetesës. 

I frikësuar se zhurma e vjedhjeve dhe korrupsionit po i afrohej tek zyra e tij Rama nuk la gur pa lëvizur që të mposhtte anëtarët e GJK. Sulmi i tij i hapur ndaj drejtësisë nuk kaloi pa u vënë re. Shoqatat e gjyqtarëve reaguan shumë ashpër por as kjo nuk e ndaloi kreun e qeverisë që të mbronte Ballukun e cila është marrë në hetim dhe me akuza penale nga SPAK. 

“Kjo shkrepëtimë nuk erdhi në qiell të pastër dhe nuk erdhi as e vetme për fat të keq ose ndoshta për fat të mirë, sepse paralelisht me pezullimin antikushtetues të një ministri, u shpërfaq, këtë here, jo falë, një prokurori e një gjykatësi të vetëm, po falë dy shoqatash të gjyqtarëve të Shqipërisë, një tjetër brutalitet alla shqiptarçe, me hapjen e një gjyqi nga gjykatesit për të rritur pagat e tyre”.

Pra Rama vijon dhe nuk heq dorë nga presioni. Kësaj here e ka me shoqatat që mbrojnë të drejtat e gjyqtarëve dhe janë ata të vetmit që dinë se cili është problem për gjyqtarët e cili jo. Rama di vetëm problemin e vet që kishte Ballukun dhe hetimin për vjedhje që po vijon ndaj saj.

Nuk nguron që tu mveshë gjyqtarëve që kjo të këtë një ndikim në publik se, “ata donin paga më të larta”. Njerëzit janë të ndjeshëm ndaj pagave, parave. Kështu denigrohen më kollaj gjyqtarët.

“Po, po e dëgjuat mire, gjykatësit duan të rrisin vetë pagat e tyre”, shprehet Rama në podkastin e tij. Kjo është forma tjetër e presionit. 

Ose forma më e keqe e denigrimit të figurës së një zyrtari. Pra ata duan paga për vete por nuk mendojnë për qytetarin. Ky është një tjetër grep që Rama hodhi në detin e tij të presionit për Anëtarët e GJK duke i nënshtruar ata dhe bindur që ta marrin në shqyrtim një kërkesë që ka pikëpyetje shumë të mëdha jo vetëm ligjore. 

SPAK ndërkohë vijon hetimin për Ballukun...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco