Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Jamarbër Malltezi për Preç Zogajn: Paska prodhuar më shumë spiunlliqe sesa letërsi

Jamarbër Malltezi për Preç Zogajn: Paska prodhuar më shumë spiunlliqe sesa letërsi

20:20, 13/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me një status në Facebook, Jamarbër Malltezi ka postuar një dokument ku duket aktiviteti si spiun i shkrimtarit dhe analistin Preç Zogaj, gjatë regjimit komunist.

Në reagimin e tij, Malltezi shprehet se Preç Zogaj ka ‘prodhuar më shumë spiunlliqe sesa letërsi’, duke iu referuar dokumenteve të Sigurimit të Shtetit.

Sipas Malltezit, bëhet fjalë për ‘3 volume me 141 faqe spiunime’, çka, sipas tij, e vendos Zogajn në një rol tipik të propagandës së kohës.

‘Preç Zogaj paska prodhuar më shumë spiunlliqe sesa letërsi: 3 volume me 141 faqe spiunime. Fiks ‘Hero i punës socialiste’’, shkruan Malltezi në postimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco