Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka denoncoi faktin se, bandat e Elbasanit, Suel Çela ka telefonuar dhe kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në foltoren e zhvilluar dje në Elbasan nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Sipas tij, kërcënimet janë bërë me qëllim që demokratët të merrnin pjesë në një foltore që do të bëhet në ditët në vijim.
Pjesë nga fjala e Flamur Nokës, për gazetarët:
Jua them unë. U diskutua sepse kemi pasur ankesa që nga Elbasani, që Suel Çela është angazhuar për të telefonuar, pra për të kërcënuar dhe shantazhuar demokratë që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës dje, por të marrin pjesë në një foltore tjetër, të, nesër apo pasnesër, nuk e di datën saktë.
Këtë po ju them, kaq. Dhe kjo gjë sigurisht, ky është një shqetësim sepse çfarë është? Pse? Ne e kemi bërë publik me kohë. Ne kemi thënë që kundër Partisë Demokratike, është regjimi i Edi Ramës, janë kartelet dhe një nga kartelet që kërkon këtë gjë është ai i Elbasanit.
Ne jemi në luftë të hapur me të. Ju jeni dëshmitarë. Po ka një njeri në këtë tokë, pas Sali Berishës, që ka drejtuar gishtin ndaj karteleve dhe ndaj Suel Çelës si njeri të përfshirë jo vetëm në trafiqe, por edhe në pazaret e pista elektorale me Rilindjen, është Flamur Noka dhe ju jeni dëshmitarë, se në ekranet tuaja e kam bërë unë këtë betejë pa reshtur prej disa vitesh.
Por kjo s'më ndalon dot që ta them dhe brenda kur unë kam informacione që kjo po ndodh. Shiko jemi Partia Demokratike, ne diskutojmë çdo gjë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur.
Kini durim. Dëgjoni t'jua sqaroj. Çdo gjyqtar atje që është në atë karrige, nuk ka shkuar me vullnetin e Partisë Demokratike dhe nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, asnjë opozitar të këtij vendi. Që të jemi të qartë. Të gjithë përfaqësojnë vullnetet e Narkosit dhe të regjimit dhe narko-regjimit.
Prit t'jua them unë pse. Reformën në drejtësi e votuam të gjithë bashkë me 140 vota. Por 6 ligjet që prodhuan këtë narko-reformë sot E bëri Edi Rama. Unë kam folur gjithmonë, unë flas seriozisht dhe tamam se nuk jam turp. Unë flas seriozisht.
Sonila Bejtja dhe çdonjëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë njohje, asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
Unë e kuptoj dëshirat për për t'i veshur opozitës edhe fajin që s'qeveriset mirë, edhe fajin që që vjedh Edi Rama, edhe fajin që këtu kartelet janë ngritur, i lihet opozitës, edhe fajin që po shpopullohet Shqipëria i lihet opozitës, nga mediat, por më vjen keq. Ju lutem, konsiderojeni faktin që është fakt.
Atje asnjë gjyqtar, asnjë prokuror në Republikën e Shqipërisë, dhe e dinë gjithkush sot, nuk është, nuk ka nevojë t'jua them unë, nuk ka lidhje dhe s'ka pasur lidhje me Partinë Demokratike.
Madje po ju them unë, koha vërtetoi që reforma u bë për të hequr çdo njeri i cili ka mendim ndryshe nga Narkosi, jo më që të kishte lidhje me Partinë Demokratike.
Dhe kjo është botërisht e ditur.
© SYRI.net