Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Noka: PD do nisë protestat pa ndalim, firmat për Avokatin e Popullit, kemi kërkuar ndjesë

17:49, 13/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim.

I pyetur në lidhje me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka u shpreh se, për këtë akt është kërkuar ndjesë.

‘Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike’, tha Noka.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës për gazetarët:

Kjo mbledhje kishte si një qëllim për të diskutuar dhe për t'ju bërë transparent shqiptarëve për faktin që Edi Rama drejtësinë ose e ka nën kontroll, ose në momentin që dikush e refuzon, ai del dhe e sulmon. Sulmin, sulmi i këtyre ditëve, presioni që është bërë Gjykatës Kushtetuese për ta nënshtruar dhe që në fund e nënshtroi, tregon që në fund Shqipëri, në Shqipëri reforma në drejtësi ka vdekur dhe Edi Rama është drejtësia, Edi Rama është ekzekutivi, Edi Rama është media në Shqipëri, Edi Rama është legjislativi, por është edhe narkos, është edhe narkos në Shqipëri.

Dhe për këtë arsye, ne do t'ju bëjmë thirrje shqiptarëve sot që të gjithë me datën 22 dhjetor, ditën e hënë, në ora 17:00, të vërshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Një protestë pa kthim, pa ndalim, një protestë që do të, do të jetë persistente. Pra, nuk do jetë vetëm një protestë. Ne do të vazhdojmë ciklin e protestave derisa qeveria teknike të trokasë në vendin tonë dhe të largohet narkosi dhe t'i hapet rrugë zgjedhjeve të lira, sepse jemi një vend, i vetmi vend në Europë që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira, por zhvillojmë farsë.

Dhe pa zgjedhje, pa zgjedhje të lira, kuptoni një gjë. Pa zgjedhje të lira, pa zgjedhje të lira, asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia, as pluralizmi.

Unë po flas këtu për axhendën e demokratëve dhe të opozitarëve. Ju po flisni për axhenda jashtëpartiake të cilat janë në shërbim të qeverisë. Por, sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush në këtë vend është dorëheqja e Edi Ramës.

Asgjë tjetër nuk e stabilizon Shqipërinë dhe asgjë tjetër nuk i stabilizon dhe nuk i qetëson shpirtrat e shqiptarëve të vjedhur, të dhunuar, të gjakosur, të shpopulluar dhe të varfëruar. Tani, dorëheqja, dorëheqja ime apo e dikujt tjetër këtu qetëson vetëm një gjë: Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Kjo është më se e qartë dhe më se evidente, sepse ky është një realitet.

Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit, ne kemi kërkuar ndjesë.

Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike dhe do ta sqaroj këtë gjë. Sigurisht që kanë filluar dhe kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët dhe ky proces po vazhdon. Ndjesa është ndaj demokratit dhe ndaj qytetarëve. Për çfarë është ndjesa? Ndjesa është për arsye se në një ngutje sipër ose në një, në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës...

Jo, sqarimi është gjë shumë e thjeshtë e sqarim. Keni parasysh, shumë njerëz, po them shumë kolegë të mi, nën emocion pse Shabani kishte ofruar si mbështetje ndaj kandidatit të përbashkët të opozitës, mbase janë dy. Sot në mbledhje ka thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka, ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin.

Gojëdhëna. Ka gojëdhëna. Tani, kjo është histori që nuk i intereson... Ju sqaroj, ju sqaroj. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit, ka debatuar me çdo firmëtar. Ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Dëgjoni dhe anëtarë të tjerë.  

Në mbledhjen e grupit kam qenë i nga të vetmit që kam kërkuar llogari për këtë gabim që është bërë. Ky është qëndrimi imi personal në raport me këtë çështje që po thoni.

Por përsa i përket qëndrimit politik të partisë, ne kemi kërkuar ndjesë për një firmë e cila ishte për një fazë paraprake, por jo për seleksionimin e kandidatësh dhe ju mediat keni një ndikim jo fort të pakët në këtë gjë, duke e paraqitur si fakt. Duke e paraqitur si fakt, jo fakt.

Tani çdokush, shiko, t'ju sqaroj një gjë. Çdonjëri nga kolegët e mi qw kanw firmosur ka kërkuar ndjesë dhe po kërkon ndjesë. Për një gabim i cili, i cili u tërhoq, sepse duhet t'i themi shqiptarëve një gjë.

Pra, u tërhoqën po jua them unë, me datën 2 dhjetor, kreu i grupit parlamentar, në emër të grupit parlamentar, me vendim të grupit parlamentar, ka dërguar një kërkesë në kryesinë e kuvendit ku kërkon të tërhiqen firmat dhe aty te kjo kërkesë është çdo firmë e çdo deputeti të Partisë Demokratike kërkon tërheqjen e firmave.

Neni 72 i rregullores së kuvendit, e them për shqiptarët se ju besoj e dini, saktëson se, saktëson se deri në momentin që një dokument, një akt normativ apo vendim, shkon në, shkon në kuvend, deri në atë moment e drejta është për ta tërhequr.

Ne e dimë që kemi Narkosin. Atëherë, ju thoni shqiptarëve, ju thoni dhe ju medias shqiptarëve që Narkosi kishte vendosur zgjedhjen e Endri Shabanit dhe me apo pa firmat, me apo pa firmat, firmat u tërhoqën.

Ligji dhe rregullorja njeh tërheqjen.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco