Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

SYRI TV/ PD foltore në Elbasan, flasin qytetarët: Kryeministri i keq e shkatërron vendin

22:16, 12/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët morën fjalën gjatë foltores së radhës së Partisë Demokratike në Elbasan, ku akuzuan qeverinë se përdor çdo mënyrë për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet.

Qytetarët theksuan se Partia Demokratike do të forcohet dhe se do të nisë një revoltë, e cila nuk do të ndalojë deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve teknike.

"Inxhinieri i keq të prish binanë. Mjeku i keq të merr xhanë. Mësuesi keq të bën hatanë. Kryeministri i keq e shkatërron Vatanë" tha një demokrat.  

"Analiza na tregon se ku jemi të dobët, si mund ta organizojmë punën, si mund ta rregullojmë, kush është me meritokraci, kush është makiavelist, kush punon, kush e meriton dhe kush korr  sukseset e një beteje apo kush duhet të marri përgjegjësitë e një humbje beteje?' tha një demokrat tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco