Gjatë diskutimeve me qytetarët në Elbasan, kreu i PD-së Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi SPAK-un dhe ktheu në detyrë Belinda Ballukun.
Berisha akuzoi Edi Ramën për ndërhyrje në drejtësi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Ai e cilësoi këtë vendim, si provën më të fundit të kapjes së institucioneve dhe të një procesi politik që, sipas tij, minon legjitimitetin dhe funksionimin demokratik të vendit.
Berisha u shpreh se, vendimet e gjykatave po diktohen nga interesat e qeverisë dhe paralajmëroi se opozita nuk mund të vazhdojë të funksionojë brenda ‘një farse të institucionalizuar’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Sot gjykata e prisnim ajo që dihej, i hoqi masën e pezullimit Lubi Ballukut. Shkon në zyrë nesër ajo si zëvendëskryeministre. E mori Ramën për fyti. E vuri para, sepse themi atë që është. Në Ankara, nuk e mori Lubia Ramën, e mori Rama Lubinë. Ku shkun e bën pazarin e tunelit të Llogarasë. Ndaj dhe ajo diktoi çdo gjë, sot Rama i diktoi gjykatës dhe i hoqi masën e pezullimit. Tani, çfarë do bëjmë ne? Më thoni ju mua. Ne do ngrihemi. Ne do ngrihemi dhe nuk do të rreshtim gjerë në largimin e tyre.
Mund të mendojë ndonjëri, se njerëzit nuk janë gati, ata që janë gati, me ata do ngrihemi. Po 3000 shqiptarë janë gati që nesër, të dalin të përballen me ta. Dhe do shtohemi. Po nuk rrihet më. Nuk rrihet më.
Urdhëro, e lirojnë. Për t'u zgjedhur kryetari i SKAP-it, duhet të shkojë gjithë bota aty.
Sepse rrëmben Edi Rama.
Atëherë, a ecet kështu? Jo, do të përvishemi me Edi Ramën, kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë.
Kjo është gjithçka. Dhe o do votojmë ne të lirë, ose ne do shuhemi.
Nuk mund të rrimë ne në funksion të një farse. Jo. Edhe ne s'shuhemi kurrë, ne do fitojmë. Absolutisht, absolutisht jo. Janë diktaturat ato që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Po jo ne që luftojmë për ideale të larta njerëzore.
© SYRI.net