Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Klipi i 35 vjetorit të PD/ Berisha: Po ta kisha vënë Lulzim Bashën, do t'i vija një…, si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare

Klipi i 35 vjetorit të PD/ Berisha: Po ta kisha vënë Lulzim Bashën, do t'i vija një…, si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare

13:31, 12/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i demokratëve, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference për mediat në selinë blu, në lidhje me mungesën e imazhit të Lulzim Bashës në klipin e 35-vjetorit të PD.

‘Po ta kisha vënë Lulzim Bashën, do t'i vija një kryq të kuq, si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare’, u shpreh Berisha.

Berisha: Së pari, dua të të siguroj se po ta kisha bërë unë atë klip, do ta kisha bërë ndryshe.

Por po të kisha vënë Lulzim Bashën, do ti vija një kryq të kuq, sepse Lulzim Basha e dëmtoi opozitën shqiptare.

Nuk them se mund të mos ishte, por do ishte me atë që meritonte.

Besoj se u përgjigja.

Ishte me Taulant Ballën. Ja! Prandaj të lutem shikoji pak me vëmendje.

E sheh, paska qenë. Në punën e tij ishte….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco