Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Berisha: Po rishohim të gjitha qëndrimet tona, ndaj institucioneve të kontrolluara nga Edi Rama

13:30, 12/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u ndal te qëndrimet e PD ndaj institucioneve të drejtësisë, ku këto të fundit tha se janë të kontrolluara nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i PD tha se PD është në proces rishikimi të të gjitha mënyrave të komunikimit dhe veprimit ndaj këtyre institucioneve, duke theksuar se vendimmarrja e ardhshme do të varet nga ky rivlerësim.

Berisha rikujtoi se opozita ka depozituar mbi 100 materiale në SPAK për çështje të ndryshme të lidhura me proceset zgjedhore, ndërsa kritikoi qëndrimet publike të përfaqësuesve politikë dhe rolin e tyre në debatin mbi hetimet.

Në vijim, lideri i opozitës solli në vëmendje edhe emra konkretë të politikës, për të cilët pretendojë se disponohen dokumente dhe materiale që lidhen me çështje të ndryshme hetimore.

Deklarata e plotë:

Ne jemi duke riparë të gjitha qëndrimet tona, ndaj institucioneve të kontrolluara nga Edi Rama. Nuk them se nuk do e çoj, por nuk them se do ta çoj. 
Sepse kemi dërguar në Skap mbi 100 dosje për krimin elektoral dhe dilnin e mashtronin zëdhënësit e Skapit, Taulant Balla e dëgjuat ju vetë, se çfarë paturpësie, që të gjitha dosjet janë pa asnjë provë dhe fakt, thoshte. 
E bëri zëdhënës i Skapit, aty. 
Se nuk e bënte, sepse Skapi ka gjithë ato dokumente që Taulant Balla është anëtar kryesor i bandës kriminale të Elbasanit, i Bajrëve, i Rrajave, etj. 
I ka me dokumente, me regjistrime. 
Taulant Balla ose i ka shpërblyer ata ‘in kind’ ose i shpërblyer me para, ndaj dhe bën zëdhënësin e tyre në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco