Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Piranjat/ U mor e pandehur nga SPAK, ky është audiopërgjimi që zbardh skandalin e Majlinda Bufit

21:42, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme, me anëtën e njënjoftimit zyrtar bëri të ditur se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ndaj së cilës është ngritur akuza “përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Në një videopërgjim të publikuar dy vite më parë nga emisioni investigativ “Piranjat”, pretendohej se dëgjohej kryetarja Bufi teksa kërcënonte me vendin e punës sanitaren në një shkollë në një fshat të zonës. I gjithë presioni bëhej për shkak se zonja ishte marrë pjesë në një miting të opozitës. Kryetarja në fillim e mohoi këtë bërje, një bisedë të tillë me sanitaren, më pas e pranoi dhe në fund kërkoi edhe falje.

Kjo ngjarje u pasua më vonë me një tjetër audiopërgjim, që u përdor si provë nga prokuroria për të ngritur akuzën ndaj Bufit. Në audion e dytë flitet për disa nevoja që qytetari ka pasur, dhe mesa duket kryetarja ia ka kryer. Dhe pas, ajo mendon se i ka bërë një “nder”, që në fakt ishte thjesht detyra e saj. I bëhet presion, sepse ai kishte dhënë mbështetje të kundërshtarit të saj politik. Bufi e ka vijuar më tej shantazhin ndaj Gazmend Borgjit, duke i dhënë urdhërat që të mos shkonte për të votuar në zgjedhje.

“E di si shpëton tingak jo gjë? Nga ky moment e deri sa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapësh gojë e të shikosh punën tënde. Mos ik fare për votim, vetëm rrine në shtëpi dhe shiko punën tënde. Të mos flasësh asnjë fjalë, ti dhe familja jote”, thotë Bufi.

Pas kryerjes së hetimeve, SPAK thotë se: "kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B, është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco