Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

VIDEO/ Qeveria i jep lejen gjigande pĂ«r energji ‘punĂ«torit’ tĂ« thjeshtĂ« tĂ« Salillarit

21:29, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një javë më parë Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtorit të Salillarit, i cili kishte përfituar konçensionin për ndërtimin e Portit Tregtar të Vlorës, një projekt rreth 60 milionë euro.

Por rezulton se historia nuk mbaron me kaq, pasi edhe një pjesëtar tjetër i familjes duket se gëzon të njëjtën dhunti si kryefamiliari, Engjëll Agalliu, djali i Hektorit, i cili ka përfituar nga një projekt edhe më i madh.

Në shkurt të vitit 2024 ky 40-vjeçar themeloi kompaninë Albanian Solar Power.

Objekti i veprimtarisë ka të bëjë me një sërë aktivitetesh, që nga prodhimi, shpërndarja dhe shitja e energjisë, e deri te ofrimi i shërbimeve imobiliare e shitblerja e pronave të patundshme. Kapitali fillestar ishte 100 mijë lekë të reja. Një shifër modeste, e barazvlefshme maksimumi me dy muaj qira zyrash, por që nuk e stepi aspak Ministrinë e Energjitikës ta shpallte Albanian Solar Power përfituese të një lejeje gjigante prej 82 megavatësh, një projekt që kërkon të paktën 80 milionë euro investim.

MĂ« 4 qershor tĂ« vitit 2025, KĂ«shilli i Ministrave i miraton EngjĂ«ll Agalliut lejen pĂ«r “NdĂ«rtimit tĂ« centralit gjenerues tĂ« energjisĂ« elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmĂ«se, nĂ« fshatin BoçovĂ« tĂ« BashkisĂ« Fier” pĂ«r 49 vjet dhe nĂ« kĂ«mbim shteti do tĂ« marrĂ« falas nĂ« masĂ«n 2% tĂ« sasisĂ« vjetore tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike ose konvertimin e saj nĂ« vlerĂ« monetare.

Si babai, Hektori, ashtu edhe djali, Engjëlli, janë punonjës të firmës Salillari. Të dy zgjohen çdo ditë në mëngjes. Në orën 07:00 dalin njëri pas tjetrit nga pallati i ndërtuar nga Salillari dhe nisen për në punë, duke udhëtuar me të njëjtën makinë të firmës Salillari.

Këtu duhet sqaruar edhe njëherë, se pavarësisht lidhjeve të ngushta familjare me oligarkun, të dy ata mbulojnë pozicione modeste pune.

Pra, pĂ«r ta pĂ«rmbledhur: nga njĂ« familje e zakonshme punĂ«torĂ«sh tĂ« thjeshtĂ«, nĂ« vetĂ«m pak vite, babĂ« e bir janĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« dy mega-projekteve qĂ« çdo kompani e madhe dhe me eksperiencĂ« do t’i Ă«ndĂ«rronte.

Se si, se pse, se çfarë, këtë nuk mund ta themi dot. Ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin se tashmë toka në Boçovë të Fierit është në duart e Agalliut, i cili ka lejen dhe është gati të nisë projektin më të rëndësishëm të jetës.

Por, a është Engjëll Agalliu pronari real i këtij projekti apo thjesht emri që duhej të dilte në letër?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco