Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Ledina Alolli, ka publikuar në rrjetet sociale pamje të rënda nga situata e krijuar pas reshjeve intensive në zonë.
Në videot e ndara prej saj, fshati Zvirinë shfaqet tërësisht i mbuluar nga uji, ndërsa banorët përballen me vështirësi të mëdha.
Alolli e ka shoqëruar postimin me mesazhin: “Rajoni i Korçës nën pushtetin e ujit! Kjo gjendje është pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese!”
Sipas saj, mungesa e mirëmbajtjes së infrastrukturës kulluese ka rënduar situatën, duke bërë që reshjet e fundit të shkaktojnë përmbytje të gjera në disa zona rurale të qarkut.
Postimi i plotë:
Rajoni i Korçës nën pushtetin e ujit!
Kjo gjendje është pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese!
Pamjet nga fshati Zvirinë, i gjithi nën pushtetin e ujit!
© SYRI.net