Iriqi:-Kos, komisarja e zgjerimit në BE, tha që zgjedhjet më 11 maj ishin të drejta. Si doli kundër OSBE-ODIHR ajo?
Rama:-Po më bëri qejfin mua o.
Iriqi:-Pse?
Rama:-Nga që Elisa i tha se Shqipëria ka disa ishuj. Një e ka marrë Kushner të tjerat do i dhurojmë te miqtë. Ja kaq. Kanë hyrë në garë tani gjithë shefat e BE. Madje ca kryeministra më marrin vonë në cel e më urojnë natën e mirë. Paç shëndet e pafsh ëndërra të bukura, më thonë. Një president i një shteti të pasur më tha t’i bëj të fala Zahos prej tij.
Iriqi:-Po pse të gjithë?
Rama:-Nga që e besuan se vërtet kemi shumë ishuj. Është erotike dëshira ta kesh tëndin ishullin. Andaj, o Iriq më lavdërojnë vend e pa vend. Nuk pushojnë.
Iriqi:-Dmth i ke mashtruar?
Rama:-Mashtrojnë veten ata. Se fare kollaj mund të hapin hartën e ta mësojnë që Shqipëria veç një ishull kishte. Se tani ka lesh. Po janë zeqinerizuar të gjithë.
Iriqi:-Se ma solle në pyetje Zeqinenë. Pse e bëre deputete atë?
Rama:-Që të mos ngjajnë debila deputetët e tjerë. Flet psh Zeqineja e pas saj flet Ulsiu. Thotë populli, ej, po qenka me mend ky Ulsiu mo. Kot i kemi rënë në qafë.
Iriqi:-Po Ballukun do e shkarkosh?
Rama:-E shkarkuar është. E pezulloi gjykata. Unë e çova në gjykatë kushtetuese. Sa të japë vendim ajo ikin nja tre vite, pra vijnë zgjedhjet e tjera. U kam thënë të mijve, vidhni, po mos lini shenja. Hajduti kështu bën.
Iriqi:-E si mos lenë shenja?
Rama:-Si unë. Marr në cel psh një ministër dhe ia mbyll. E di ai që do e marr me cel tjetër. Çdo orë ndërroj kartat sim. E kam çoroditur dhe SPAK-un.
Iriqi:-Po të futet në burg krejt PS. Ç’do bësh?
Rama:-Do ngremë Akademinë e Celularëve muajin tjetër. Do u mësojmë qeverisë dhe deputetëve si të fshehin bisedat e sms-të. Pedagogë do marrim nga Kolumbia. Ata janë mjeshtra. Dhe le të djersijë SPAK-u mbi ekranet e telefonave që na sekuestron. Po hyjmë në stad të ri të korrupsionit. Se koha ecën Iriq, ne si përherë, i prijmë asaj.
© SYRI.net