Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

‘Zëdhënëse e qeverisë së korruptuar!’/ Bardhi sfidon Komisioneren Kos: Do turpërohej edhe vetë Rama...

15:09, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, lidhur me deklaratat e kësaj të fundit për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku nga GJKKO dhe marrjen e saj të pandehur nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi sfidoi hapur komisioneren Kos, për gjetjen e një rasti të ngjashëm korrupsioni i ajo e Ballukut, duke e konsideruar zyrtaren evropiane,  si zëdhënësen e një qeverie të korruptuar të Edi Ramës.

Bardhi majde, komentoi dhe deklaratën e saj për raportin e OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“E sfidoj komisoneren e Zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një kryeministër, që para se të zbardhet gara rreth 200 mln, shkon kryeministri dhe zv.kryeministri, për të takuar kompaninë dhe më pas hapin garën dhe ia japin kompanisë së paracaktuar, nëse komisionerja Kos gjen një rast të tillë, e pranojmë.

Por dua të siguroj shqiptarët se Europa s’ka raste të tilla. Çdo shqiptar pret nga komisionerja, që në deklaratat e saj të flasë për standardet europiane dhe jo të mbulojë korrupsionin e Edi Ramës.

Dua të jem i drejtpërdrejtë dhe për faktin e reagimit për raportin e OSBE-së. Këtë se tha as Edi Rama. Me këtë deklaratë do të turpërohej dhe vetë Edi Rama. Komisionerja e zgjerimit ka detyrimin që të jetë e drejtpërdrejtë me shqiptarët. Komisionerët e OSBE se thanë në asnjë fjalë dhe asnjë germë atë pohim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco