Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Bie maska e Ramës: Skenari për të shpëtuar Belinda Ballukun dhe sulmi ndaj shtetit të së drejtës

Bie maska e Ramës: Skenari për të shpëtuar Belinda Ballukun dhe sulmi ndaj shtetit të së drejtës

14:28, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka shfaqur sot fytyrën e tij të vërtetë në raport me konceptet e shtetit të së drejtës, të cilat në mendësinë e tij nuk ekzistojnë. Atij i ka rënë gjithashtu maska e hipokrizisë politike në lidhje me drejtësinë.

Në një rast të paprecedentë, kryeministri shqiptar ka ngritur skenarë absurdë për mbrojtjen të bashkëpunëtores së tij më të afërt, numrit 2 të ekzekutivit, Belinda Ballukut, duke mos respektuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat ndaj saj.

Dërgimi i një vendimi gjykate në Gjykatën Kushtetuese, konkretisht për rastin Balluku, është një skenar i stisur nga Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja për të shpëtuar nga akuzat për vjedhje, ku dyshohet se janë të implikuar së bashku.

Pushtetet e ndara nënkuptojnë që ai i drejtësisë duhet të hetojë dhe monitorojë pushtetin ekzekutiv. Por sipas logjikës së Ramës, ekzekutivi mund të vjedhë sa e si të dojë, ndërsa nuk guxon askush ta hetojë sepse ata janë të zgjedhur. Pikërisht këtu qëndron mashtrimi i madh i skenarit të ulët që po përdor dyshja Rama–Balluku.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për zëvendëskryeministren, ndaj së cilës u vendosën dy masa – pezullim nga detyra dhe bllokim i pasaportës – është tagër ekskluziv i gjykatës. Në vendim sqarohet se, për shkak të detyrës që ushtron, Balluku vë në rrezik marrjen e provave dhe mund të kryejë të njëjtat procedura që më herët kanë rezultuar në shkelje. Po ashtu, GJKKO sqaron se bllokimi i pasaportës bëhet për shkak të rrezikut të mundshëm të arratisjes.

DEKLARATA E RAMËS SOT

Kryeministri Edi Rama, në fund të konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, foli për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku. Rama u shpreh se do të kërkojë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, konkretisht në Gjykatën Kushtetuese. Ai theksoi se për sa kohë të jetë në drejtim të vendit, do të funksionojë në këtë mënyrë. “Do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do jetë deri në fund, sa kohë që unë kam privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme është prioriteti ynë absolut”, tha ai.

Pra, GJKKO-ja nuk ka kërkuar mandatin e Belinda Ballukut si e zgjedhur, si deputete, por si person që ushtron një funksion publik ekzekutiv. Për këtë arsye, manovra e dyshes për ta çuar këtë vendim në Kushtetuese është një absurditet juridik.

Një pyetje e thjeshtë që shmanget me qëllim është: Çfarë funksioni ka SPAK dhe GJKKO nëse nuk duhet të hetojnë ministrat apo zyrtarët e tjerë publikë në veprimtarinë e tyre?
T’i lejojnë ata abuzimet dhe korrupsionin, sepse nëse i hetojnë, qenka ndërhyrje në punët e ekzekutivit?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco