Tuneli i Llogarasë është mbyllur papritur, duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe shqetësim tek drejtuesit e mjeteve.
Deri në këtë moment, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar për arsyet e mbylljes apo kohën e rihapjes së tij.
Banorët dhe udhëtarët kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe transparencë mbi situatën, ndërsa trafiku po devijohet në rrugët alternative të zonës.
Gjykata e Posaçme vendosi të enjten ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën. Zëvendëskryeministrja u mor e pandehur dy javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Ajo akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë – Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera në dy episode, përkatësisht për aferën 190 milion euroshe të tunelit të Llogarasë, dhe aferën me tenderin e lotit të 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
© SYRI.net