Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Blushi: Komisioni Hetimor, e drejtë e opozitës. Me një ligj të Taulant Ballës ju nuk mund të dilni mbi Kushtetutën

Blushi: Komisioni Hetimor, e drejtë e opozitës. Me një ligj të Taulant Ballës ju nuk mund të dilni mbi Kushtetutën

12:10, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale,  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi shkaktoi pati një debat të ashpër me Ulsi Manjën mbi projektligjin e propozuar nga Taulant Balla. Blushi e cilësoi ligjin si një përpjekje të mazhorancës për të kontrolluar drejtësinë dhe për të bllokuar të drejtën kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Ai theksoi se nenin 77, pika 2 e Kushtetutës e garanton ngritjen e Komisionit Hetimor kur e kërkon 1/4 e deputetëve, pa pasur nevojë për konsensus me shumicën. Blushi akuzoi mazhorancën se ka penguar hetime parlamentare dhe ka favorizuar “gjyqe dhe qëndrime politike”, duke lënë interesin publik pas interesave politike të qeverisë.

Deklarata:

Së pari ne nuk duhet të harrojmë kontekstin  në të cilin ky projektligj vjen për miratim në Parlament. Ka dy aspekte, e para është fakti që ky projektligj vjen në një moment kur kjo Mazhorancë ka kapur për fyti Sistemin e Drejtësisë.

Pse ne jemi kundër  këtij projektligji në tërësinë e tij dhe vecanërisht për nenin 2.
Së pari, unë duaj t’ju kujtoj ju dhe të gjithë komisionit, nenin 77 të Kushtetutës, që është shumë i qartë, nuk ka nevojë për asnjë interpretim.
Neni 77 i Kushtetutës, pika 2, sanksionon:

Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të 1 /4 së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar  të caktojë KomisionHetimi për të shqyrtuar një cështje të vecantë.
Neni 77, pika 2 e Kushtetutës, nuk e detyron Kuvendin që të gjejë një konsensus mes Mazhorancës dhe Opozitës  në lidhje me objektin e hetimit.
Është Kushtetuta.

Tani ju keni sjellë një projektligj me super fuqi, pra që shkel dhe Kushtetutën, kërkon ta kapërcejë edhe nenin 77 dhe kërkoni që ne të japim konsensus.
Dhe pak më parë po shpjegoja kontekstin  në të cilin vjen ky projektligj.
Kur ju e keni kapur drejtësinë dhe nuk i keni lënë mundësi interesit publik të prevalojë mbi interesin politik të kësaj Mazhorance dhe mbi të gjitha kur keni rrëzuar një sërë kërkesash përKomisione Hetimore nga ana e opozitës.
Tani me një ligj të thjeshtë të propozuar nga Taulant Balla, jut ë ndryshoni Kushtetutën.

Tani a ka sens?

Të paktën bëhuni serioz në raport me Kushtetutën, se nuk po ju kërkoj të bëni ndonjë interpretim të thelluar ligjor.
Është neni 77, pika 2, në momentin kur  1 /4 e Kuvendit kërkon Komision Hetimi, ky Komision Hetimi ngrihet.

Ku e lexoni këtë fjalë, duhet patjetër konsensus, pastaj konsensus me kë?

Me një shumicë e cila ka bllokuar hetimin Parlamentar , me një shumicë e cila ka kapur drejtësinë dhe nuk ka hetim fare këtu?
Këtu ka vetëm gjyqe politike dhe qëndrime politike të një mazhorance, e cila nuk ka vullnet të hetojë anëtarët e vet.
Dhe kemi rastin e fundit të GJKKO-së që besoj është i qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco