Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

'Po hetojmë edhe tendera të tjerë, e po pyesim vartësit e saj!' Vendimi i GJKKO-së: Ja pse Bela duhet pezulluar

'Po hetojmë edhe tendera të tjerë, e po pyesim vartësit e saj!' Vendimi i GJKKO-së: Ja pse Bela duhet pezulluar

11:52, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri ka siguruar pjesë nga vendimi i GJKKO-së për masën e sigurisë pezullim nga detyra të zv. Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun si dhe bllokimin e pasaportës.

Në vendimin e GJKKO-së e firmosur nga gjyqtari Erjon Çela u caktua masë sigurie ‘arresti shtëpie’për 2 bashkëpunëtorët e saj, Gentian Gjyli,aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A).

Në vendim konfirmohet se SPAK po heton dhe procedura të tjera prokurorimi, ndërsa po vijohet marrja në pyetje e personave zyrtarë që kanë vepruar në kuadër të ndjekjes së procedurave të prokurimit, të cilët janë vartës të drejpërdrejtë të të pandehurve të sipërcituar.

“ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet Qëndrore që drejtojnë vetë të pandehurit në detyrë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjise dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, por edhe nisur nga fakti që organi procedues po vijon me pyetjen e personave zyrtarë që kanë vepruar në kuadër të ndjekjes së procedurave të prokurimit, të cilët janë vartës të drejpërdrejtë të të pandehurve të sipërcituar. Si dhe nisur nga fakti që organi procedues po heton për shkeljet e këtyre të pandehurve edhe në procedura prokurimi të tjera"

Po kështu ekziston rreziku i vijimit të abuzimit me fondet publike përmes tenderave të paracaktuar si dhe intimidimi i vartësve të cilët po merren në pyetje.

"organi procedues po vijon me pyetjen e personave zyrtarë që kanë vepruar në kuadër të ndjekjes së procedurave të prokurimit, të cilët janë vartës të drejpërdrejtë të të pandehurve të sipërcituar. Si dhe nisur nga fakti që organi procedues po heton për shkeljet e këtyre të pandehurve edhe në procedura prokurimi të tjera” thuhet ndër të tjera në vendim"

Ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo, lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë.

SPAK  e GJKKO i druhen dhe arratisjes  

Në vendim thuhet se Balluku dhe vartësit e saj rrezikojnë deri në 5 vite burg secili dhe mund të arratisen. Vepra penale, neni 258 i K.Penal, për të cilën ata akuzohen , parashikon nga një deri në pesë vjet burgim ndërsa merret parasysh dhe rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim.

Vendimi i GJKKO-se

Në lidhje me ekzistencën e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës Gjykata vlerëson se, “në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku. (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës). por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A). ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet Qëndrore që drejtojnë vetë të pandehurit në detyrë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjise dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, por edhe nisur nga fakti që organi procedues po vijon me pyetjen e personave zyrtarë që kanë vepruar në kuadër të ndjekjes së procedurave të prokurimit, të cilët janë vartës të drejpërdrejtë të të pandehurve të sipërcituar.

Si dhe nisur nga fakti që organi procedues po heton për shkeljet e këtyre të pandehurve edhe në procedura prokurimi të tjera.

Në lidhje me ekzistencën e rrezikut të largimit të të pandehurve (neni 228/3/b i K.Pr.Penale). Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim.

 Në lidhje me rrezikun që për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet (neni 228/3/c i K.Pr.Penale). Gjykata vlerëson se, në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo, lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë.


175. Me plotësimin e kushteve dhe kritereve si më sipër, Gjykata vlerëson se caktimi masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues/ndalues ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi është i domosdoshëm në plotësim të nevojave të sigurimit që kërkon hetimi i këtij procedimi penal.

176. Në lidhje me përcaktimin e llojit të masës së sigurimit për secilin prej të pandehurve, Gjykata i referohet parashikimeve të K.Pr.Penale, në nenin 229 të tij, i cili në pikën I dhe 2 përcakton se: "1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2.Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal.

177. Këto kritere i japin Gjykatës një diskrecion të gjerë e të mjaftueshëm për të vendosur proporcionalitetin, përshtatshmërinë specifike të llojit të masës së sigurimit të caktuar me vetë nevojat e sigurimit për rastin konkret. Nëse nuk ka shkaqe që e përjashtojnë autorin nga përgjegjësia penale, këto kritere imponojnë detyrimin e gjykatës për të bazuar vendimin, nga njëra anë, në dyshime të arsyeshme bazuar në prova mbi kryerjen e veprës penale prej tij dhe, nga ana tjetër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco