Niveli i krimit, niveli i munguar i meritokracisë, besimit te njerëzit, problemet e mëdha të mëdha të rinisë, duhen të jenë një lloj alarmi, shprehet analisti Ben Andoni, i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.
Sipas analistit, PS zhduku meritokracinë, duke e çuar shtetin në hapa pas, ndërsa korrupsioni tanimë i ka dalë nga duart Ramës.
Andoni ndjen keqardhje, që këto fenomene nuk dëshmohen nga Partia Socialiste në pushtet apo në radhët e deputetëve të saj, për shkak të interesave politike që kanë.
Heshtja e tyre, thekson analisti Andoni, i bën palë me të keqen, ndërsa thirrje për një zgjim të ndërgjegjes kolektive, shihet si e vetmja shpresë për të dalë nga cikli i korrupsionit dhe apatisë.
Niveli i krimit, niveli i munguar i meritokracisë, besimit tek njerëzit, problemet shumë të mëdha të rinisë, e bëjnë vendin tonë që të gjithë të ngrihemi në një lloj alarmi dhe më vjen keq që kjo pjesë te Partia Socialiste nuk dëshmohet. Dëshmohet brenda po të flasësh në mënyrë do refuzoj të jap emra thjesht prej etikë, kur flet me ta ose kur flet pas kuintave nëpër emisione kur jemi, ata të pohojnë, thonë bravo që flet, por ata vetë nuk e marrin guximin të flasin. Nuk e marrin guximin sepse me ta, me gjithë këtë të themi shpurë që i shkon mbrapa zotit Rama, të gjithë i lidhin interesa shumë të mëdha. Dhe unë mendoj që janë interesat me të cilët Rama i mban pjesën e tij të drejtimit.
Është e vërtetë që ai i ka katapultuar gjithë ekipin e vet të bashkisë, por shqetësuese për mua është që zoti Rama nga një anë, zoti Berisha nga ana tjetër prishën dy parti që mund ta çonin përpara vendin. Dhe është e vërtetë që vendi jonë ka ecur sepse nuk mund ta mohojmë këtë, domethënë vendi jonë ka ecur në çdo periudhë historike. Ka ecur në kohën e Zogut, madje ka ecur edhe në kohën e fashizmit e kupton. Ka ecur sipas mënyrës së vet edhe në kohën e komunizmit, ka ecur edhe mbas 90-ës, por neve nuk kemi bashkëkohësi. Ne nuk jemi në nivelet ku janë vendet e tjera dhe kjo është jashtëzakonisht shqetësuese.
Më duhet vazhdimisht, po e kam prekur më shumë nga ana e filozofisë politike, që njerëz si Rama që ka këtë pushtet kaq të madh, duhet të ketë parasysh që ky pushtet të korrupton. Dhe prandaj tashmë atij i ka dalë korrupsioni nga duart. Mënyrën kur dëgjoje përgjimet, unë nuk e di se sa të vërteta janë ato, por besoj të jetë e vërteta, simbolikat që përdorin të bëjnë të frikësohesh, të bëjnë të turpërohesh, e para për nivelin e politikanëve që kemi, po e dyta që është më e dhimbshme, për mënyrën se si ikin paratë tona. Dhe këto para që mund të iknin për mirëqenie në mendimin tim për shkollat, Në qoftë se nuk indukton fuqi punëtore në moshë të re dhe të shkolluar, nuk do të kesh zhvillim të vendit.
© SYRI.net