Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Bizneset në Vlorë protestojnë ndaj Bashkisë, fikin dritat kundër prishjes së tendave

09:30, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të gjithë bizneset e qytetit janë bashkuar në një protestë simbolike duke fikur dritat, në shenjë kundërshtimi ndaj prishjes së tendave dhe shtesave pergolave, të cilat sipas tyre  janë ndërtuar me leje dhe procedura të rregullta ligjore. 

Bizneset deklarojnë se për këto struktura janë paguar miliona lekë taksa, si dhe janë investuar dhjetëra miliona lekë nga puna dhe mundi i tyre për të krijuar ambiente të rehatshme për klientët dhe turistët, duke shtuar gjallëri dhe vlerë estetike në qytet.

Protesta e tyre do të zhvillohet sot, në orën 11:00, para Bashkisë, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e sipërmarrësve të prekur nga vendimi.

REAGIMI

Sot u mblodhëm të gjithë bizneset që cënohen nga ndërhyrja për prishjen e pergolateve,pedanave dhe tendave sikur të jenë banditë apo uzurpatorë të këtyre hapësirave. Ç’do biznes e ka ngritur gjithçka me sakrificë dhe mund duke paguar taksa dhe marrë lejet  sipas ligjit shqiptar. Kanë investuar mundin e tyre dhe kanë punësuar stafe duke kontribuar në ekonominë e qytetit! Këto ditë ka ardhur një dokument që paralajmëron prishjen e këtij mundi dhe paraje të investuar. 

Vendosëm që duhet një takim urgjent me Bashkinë Vlorë për të parashtruar kërkesat tona:

Nesër në ora 11:00 përpara bashkisë. 

-Përse kërkohet kjo prishje pa u prezantuar me projektin e ri paraprakisht siç ramë dakort në korrik?

- Sa është afati i zbatimit të projektit të ri?

- Kush do ta paguajë projektin e ri?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco