Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

SYRI TV/ Pas pezullimit, Rama-Balluku mbi 7 orë në takim

22:35, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belinda Balluku dhe Edi Rama u ngujuan për më shumë se 7 orë në Kryeministri pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë. Rreth orës 15-30 këtij takimi ju bashkua edhe ish-ministri I drejtësisë Ulsi Manja. Burime nga Kryeministria thanë për Syri TV se ende nuk kanë një qëndrim, njoftim apo koment për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Pas më shumë se 7 orësh Rama është largua nga Kryeministrisë, dhe 45 minuta më pas është larguar me një makinë tjetër edhe Belinda Balluku.

SYRI TV

Pas vendimit të Gjykatës Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit për pezullim nga detyra, zv. kryeministrja Belinda Balluku  u ngujua për më shumë 7 orë në zyrën e Edi Ramës. Në orën 12:00 të kësaj të enjtje, Belinda Balluku mbërriti në kryeministri

Burime pranë kryeministrisë thanë se Balluku  ishte në një takim me kreun e qeverisë Edi Rama,  dhe se pas këtij takimit, kryeministri do të dilte me një qëndrim për vedimin e marrë nga gjykata, që vec pezullimit nga detyrua, i bllokoi edhe pasaportën zëvdëses së tij. Takimit të zgjatur ju bashkua disa orë më vonë, edhe ish ministri i drjetësisë Ulsi Manja. Rreth orës 15:30 Kryetari i Komisonit të ligjeve Ulsi Manja, u filmua teksa futej  në kryeministri.

Arsyet e vizitës së Manjës në godinën e Këshillit të Ministrave, nuk u bën publike, por mendohet se ai u bë pjesë i takimit në zyrën e shefit të qeverisë.  Askush nga qeveria nuk dhanë asnjë detaj mbi takimet, ndërsa në reagimin për syri TV rreth orës 18:00 nga  kryeministria u tha deri tani nuk ka  as qëndrim, as njoftim dhe as koment për këtë  çështje

Pas më shumë shumë se 7 orësh, rreth orës 19:40,  kreu i qeverisë doli nga godina kryeministrore nga dera anësore, për shkak të një darke të planifikuar me  komisioneren e zgjerimit në BE, Marta Kos, dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Rreth 45 minuta pas largimit të Ramës, është larguar nga kryeministria edhe Belinda Balluku. Për tju shmangur syrit të kamerave, ajo ka zgjedhur të largohet me një makinë tjetër, dhe jo me automjetin që mbërriti në Kryeministri.

Më herët, teksa ishte mbyllur prej orësh në kryeministri, Rama bëri edhe 2 reagime në rrjetet e tij sociale,  që dukej sikur I bënte karshillik çështjes, duke postuar festimet e ditës së alfabetiti apo pamjet e hapjes së një parkingu publik në Durrës

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco