Pezullimi i zv/kryeministres/ Gazetari: Balluku është vendi ku amerikanët godasin më lehtë Ramën

Pezullimi i zv/kryeministres/ Gazetari: Balluku është vendi ku amerikanët godasin më lehtë Ramën

21:44, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Ferdinand Dervishi, e lidhi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Ballukut si goditje të SHBA-ve ndaj Edi Ramës.

I ftuar në MCN TV, Dervishi bëri një kronologji të qëndrimit amerikan pas zgjedhjeve të 11 majit, ku aludoi se Balluku është vendi ku amerikanët godasin më lehtë Ramën.

Dervishi: Kemi një akuzë dhe një dyshim. Ky është një detaj që duhet marrë parasysh. Kjo që po ndodh ka target Edi ramën dhe jo Belinda Ballukun. Ai nuk ka marrë asnjë urim nga SHBA për fitoren. SPAK ka FBI-në brenda. Ka dërguar presidentin në OKB. Vjen Eskobari i Trump dhe nuk e takon. Amerikanët ndërhyjnë për emërimet në qeveri te ministri i jashtëm, apo ai i brendshëm. Është ndërhyrë që ajo të mos jetë në ato poste. Pas kësaj ajo merret e pandehur. Ajo nuk jep dorëheqjen. Vjen pastaj publikimi i dosjes, media mori ushqim. Sërish nuk ndodhi asgjë dhe nuk jep dorëheqjen. Pastaj vjen goditja numër 3, kur gjykata e pezullon dhe vjen akuza e dytë, ku ajo është e dyshuar. Belinda Balluku mund të jetë ai vendi ku godasin më lehtë Edi Ramën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco