VIDEO/ Çollaku: Takimi i zgjatur në Kryeministri tregon se ka një siklet ende të papublikuar

20:12, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Çollaku u shpreh se takimi i zgjatur në Kryeministri mes Ramës, Ballukut dhe më vonë ish-ministrit Ulsi Manja, duket se të çon në një tjetër gjë që ende nuk është publikuar.

‘Filloi azili ligjor në kryeministri prej gjashtë orësh. Mund të ketë gjëra për të diskutuar për hapat se si ata do të tentojnë të mbrojnë Ballukun dhe vetveten, sepse tashmë kjo nuk është një çështje që çështja ka vetëm emrin Balluku, por është çështje ‘Rama katër’, që është hetimi i tërë qeverisë dhe përmes asaj çka njoftuar zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, ndonëse me shumë vonesë, pra lajmi i publikuar paradite dhe njoftimi zyrtar pas shumë orësh, duket se sikur diçka ishte në mes.’

Çollaku kujtoi se Manja ‘njihet si gjysmë vesh e gjysmë syri i qeverisë’ në korridoret mediatike dhe politike, teksa prania e tij në këtë takim, sipas gazetarit, tregon një situatë të pazbuluar ende publikisht.

'Të kujtojmë këtu që Manja njihet edhe si gjysmë vesh e gjysmë syri i qeverisë andej nga godina e xhamit, në korridoret mediatike dhe politike.

Ndaj dhe me detyrën që ka, ish-ministre e drejtësisë, kryetare e Komisionit të Ligjeve, pesha dhe prania, prezenca e tij në këtë takim shumë orësh, nuk të çon kund tjetër vetëm te një sikleti ende të papublikuar, te një kërkese ende të papublikuar, e cila mund të jetë rrugës, mund të jetë mbas dy ditësh, mund të jetë mbas një jave.

Por unë mendoj se aty ka diçka më tepër sesa është njoftuar zyrtarisht sot nga ana e strukturës së posaçme. Sepse njëra është masë shtrënguese, ajo e daljes jashtë vendit, tjetra është masë ndaluese. Pra masa ndaluese është pezullimi nga detyra e funksionit si zëvendëskryeministrit dhe ministrit të energjisë dhe infrastrukturës.

Pra ka dy masa të cilat ishin të pritshme si më të lehtat, të mundshmet në raport me atë çfarë ka dalë tani. Ne gjithmonë kemi, se duke lexuar dhe njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, gjithmonë është lënë dera hapur, nga hetimet e deritanishme dhe hetimet vijojnë.

Na kanë bërë të ditur se për dy episode, tunelin e Llogarasë dhe unazën Loti katër, ata kanë konkluduar dhe kryefjala që i bashkon këto dy çështje është: ministrja ka ndjekur, orientuar, kontrolluar, në një farë mënyre ministrja ka dhënë tenderin tek ata të cilët kanë fituar.

I ka udhëzuar, urdhëruar, porositur. Po ministren kush e urdhëroi, kush e porositi? E kjo është një pyetje e cila do të kërkojë vëmendje dhe përgjigje nga ana e hetuesve, nga ana e prokurorëve. Pra nuk mund të ndalojë shuma e abuzimeve të kësaj përmase. Dhe kujtojmë këtu që jemi vetëm me dy prej ngjarjeve. Unë sërish e vë re lojën e SPAK-ut, lojë profesionale, jo lojë tjetër, e cila është më e kujdesshme, më inteligjente se herët e tjera.

Ne kemi qenë, kemi sqaruar bashkërisht në studion tuaj që nëntori do ketë një masë për zëvendëskryeministrin Balluku’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco