Ngujimi: Balluku nuk del nga zyra e Ramës, u bashkohet edhe Manja

15:41, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ulsi Manja ka mbërritur në kryeministri ku prej 3 orësh zv/kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në takim me kryeministrin Edi Rama.

Pas më shumë se dy orësh vetëm, Rama ka thirrur në kryeministri edhe Ulsi Manjën, por nuk dihet nëse po i propozon vendin e Ballukut apo po dyshja po i kërkojnë këshilla juridike.

Ish ministri i Drejtësisë, një nga bashkëpunëtorët e Ramës i cili mban dhe postin e kryetarit të komisionit të Ligjeve u pa të hynte në kryeministri rreth orës 15:40 minuta (20 nentor) . Syri TV sjell pamjet e këtij takimi.

‘Gjithçka po mbahet në mënyrë hermetike’ raporton gazetarja e Syri TV Ambrozia Meta e cila është stacionuar para kryeministrisë që në momentin kur Balluku hyri në këtë godinë.

"Nuk ka detaje as pse Manja ka hyrë në kryeministri” informon gazetarja.

Pas vendimit të Gjykatës Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit për pezullim nga detyra, zv. kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në zyrën e Edi Ramës, rreth orës 12:24 

Nga burime pranë kryeministrisë, mësohet se Belinda Balluku ka qëndruar në zyrë të Edi Ramës, nga ku pritet që kryeministri të dal me një qëndrim për vendimin e marrë sot nga gjykata, që veç pezullimit ka vendosur edhe heqjen e pasaportës për zv. kryeministren si masë ndalimi për daljen jashtë vendit.

Deri në këto momente nuk ka një vendim të Edi Ramës për pezullimin e Ballukut sipas vendimit të Gjykatës apo shkarkimin e saj nga detyra, duke pamundësuar dëmtimin e provave me qëndrimin në detyrë. Teksa Balluku ndodhej në godinën e Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama bënte karshillik, duke publikuar në rrjetet sociale një foto për festimet e ditës së Alfabetit. 

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar, ndërsa prej 2022 mban postin e zv/kryeministres. 

Lexo dhe: Belinda s' i ikën nga zyra/ Rama poston në facebook një godinë parkingu në Durrës: Me energji diellore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco