Menjëherë pas komunikimit të masave nga GJKKO, zëvendësja e Edi Ramës, Belinda Balluku ka mbërritur në zyrën e kryeministrit ku janë ngujuar prej më shumë se dy orësh në zyrën e qeverisë, aty ku kanë bërë pazaret dhe kanë ndarë plaçkën e vjedhur.
Ngujimi i dyshes në godinën e kryeministrisë është tepër hermetic dhe deri më tani nuk dihet se çfarë po diskuton Rama me vartësen e tij kryesore.
Në pamundësi për të kryer veprim tjetër veç zbatimit të vendimit të gjykatës, ose përkundër do të kryejë vetë një vepër penale, Edi Rama duket se po negocion heshtjen me Ballukun.
Burimet nga kupola e rilindjes bëjnë me dije se Balluku është duke ushtruar presion ndaj Ramës duke kërkuar mbrojtjen e tij.

© SYRI.net