Reagimi opozitar/ Të hënën, ora 18:00, protesta e radhës para Kryeministrisë

Reagimi opozitar/ Të hënën, ora 18:00, protesta e radhës para Kryeministrisë

13:26, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reagimi opozitar i nisur pak ditë më parë si një foltore par selisë së qeverisë në Tiranë do të vijojë.

Burimet nga opozita shpjegojnë se protesta e radhës do të zhvillohet ditën e hënë me 24 nëntor, në ora 18:00, para Kryeministrisë.

Dy ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ‘foltorja’ e parë e zhvilluar para Kryeministrisë ishte një aktivitet themeltar, i konceptuar si tribunë qytetare dhe jo si miting politik.

Berisha theksoi se formati do të përmirësohet dhe do të përsoset në vijim. “Në foltore morën fjalën jo vetëm deputetë, por edhe qytetarë të thjeshtë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës:, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco