Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas mbrojtjes që Edi Rama i bëri vjedhjes së fondeve të IPARD.
âKy njeri i papĂ«rgjegjshĂ«m pasi e ka shkatĂ«rruar BujqĂ«sinĂ« dhe fermerin shqiptar me politikat e gabuara, jo vetĂ«m duke dhĂ«nĂ« pĂ«rkrahjen mĂ« tĂ« papĂ«rfillshme nĂ« raport me vendet e rajonit dhe duke shqyer portat pĂ«r çdo lloj produkti importi edhe jashtĂ« çdo standardi sigurie, tani Ă«shtĂ« krenar edhe pĂ«r grabitjen e 33 milion euroveâ, shkruan Meta.
Postimi:
Edi Rama i doli për zot dje në Parlament vjedhjes së 33 milion eurove të IPARD-it të bërë nga banda e tij, të cilat kanë sjellë për pasojë bllokimin për të dytin vit radhazi të 112 milion eurove ndihmë në vit për fermerët shqiptarë.
Ky njeri i papërgjegjshëm pasi e ka shktarrëruar Bujqësinë dhe fermerin shqiptar me politikat e gabuara, jo vetëm duke dhënë përkrahjen më të papërfshillme në raport me vendet e rajonit dhe duke shqyer portat për çdo lloj produkti importi edhe jashtë çdo standardi sigurie, tani është krenar edhe për grabitjen e 33 milion eurove.
Justifikimi i tij se kështu vjedhin në të gjitha vendet e BE, së pari është një mashtrim i pacipë, kur e vërteta sipas OLAF-it është se në vendin tonë si askund tjetër janë vjedhur 70% të fondeve dhe e dyta se në Greqinë fqinje, që u jep një mbështetje të jashtëzakonshme fermerëve dhe Bujqësisë, për abuzimet me fondet e IPARD u arrestuan 37 zyrtarë dhe u sekuestruan 22 milion euro.
Kjo âkrenariâ e Edi RamĂ«s pĂ«r vjedhjen e fondeve tĂ« IPARD shpjegon pse SPAK prej dy vitesh nuk bĂ«n asnjĂ« lĂ«vizje pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« autorĂ«t e kĂ«tij demi tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« shkaktuar ndaj fermerĂ«ve.
© SYRI.net