Të tjera detaje janë mësuar nga dy masat e dhëna këtë të enjte, 20 nëntor për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, duke i ndaluar daljen jashtë vendit numrit dy ët qeverisë.
Burime bëjnë me dije se masa e GJKKO ndaj Ballukut, i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.
Urdhri është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre. Nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Balluku është nën hetim për tunelin e Llogarasë, por prokurorët kanë marrë nën kontroll dhe dosje të të praktikave të tenderave të tjerë. Ballukut i ndalohen dalja jashtë vendit për arsye politike, ndërsa mund t’i jepet leje vetëm për arsye të forta familjare, shëndetësore.
Balluku akuzohet për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është rreth 50 milionë euro, ndërsa tenderi është paracaktuar.
Kujtojmë se GJKKO ka dhënë masë ‘arrest shtëpie’ dhe për dy bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.
© SYRI.net