Detajet - GJKKO: Balluku ka të gjitha mundësitë për të deformuar provat dhe intimiduar dëshmitarët...

Detajet - GJKKO: Balluku ka të gjitha mundësitë për të deformuar provat dhe intimiduar dëshmitarët...

12:09, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pezulloi gjatë ditës së sotme nga detyra zëvendësen e Ramës dhe i ndaloi asaj daljen jashtë vendit. Ndërkohë që është marrë masë edhe për du bashkpunëtorë të ngushte të Ballukut.

Burimet për Syri-n shpjegojnë se “GJKKO ka vlerësuar se influenca e Belinda Ballukut si numri 2 i qeverisë, pozicioni që e mban ndër vite, fakti që ka drejtuar Ministrinë me portofolin më të madh buxhetor, ka të gjitha mundësitë për të deformuar provat dhe intimiduar dëshmitarët”.

Sipas GJKKO, mbajtja larg zyrës së zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve e Energjisë, bën që ajo të mos dëmtojë provat dhe të mos ushtrojë presion mbi dëshmitarët.

Balluku mund të dalë jashtë vendit vetëm me një leje të veçantë që prek rastet e familjarëve dhe të rënda shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco