'Prej 3 ditësh jemi në errësirë të plotë… nuk kemi drita, nuk funksionon asgjë', ky është mesazhi i drejtëpërdrejtë nga banorët e Thethit, që deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka publikuar sot.
Ndërsa qeveritarët dhe duartrokitësit e tyre vazhdojnë të lëvdohen për buxhetin dhe investimet e radhës, banorët e Thethit po përballen me realitetin e hidhur: tre ditë të tëra pa drita, bizneset drejt falimentimit dhe familjet në errësirë të plotë.
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, publikon mesazhin e drejtpërdrejtë nga një banor i Thethit, të cilin e kishte marrë në inbox-in e tij: “Prej 3 ditësh jemi në errësirë të plotë…”. Ky reagim ka një qëllim të qartë: të tregojë indiferencën e qeverisë dhe të sfidojë propagandën e saj, duke vënë në pah realitetin që banorët jetojnë çdo ditë.
Postimi:
Ndërsa vazhdojnë ditirambet për buxhetin, qeveritarët e duartrokitësit e tyre, kanë braktisur banorët e zonave.
Megjithëse flasin për investime gjigande në energji, Thethi ka tre ditë pa drita.
Megjithëse flasin për turizëm malor, natyror e kulinar, bizneset e Thethit janë drejt falimentimit për shkak të mungesës së dritave për tre ditë rresht.
Megjithëse flasin për Paketë Malesh, shtëpitë e maleve të Thethit janë pa drita prej tre ditësh.
Ky mesazh i thethianit ia përplas në surrat realitetin e nxirë lëvdonjësve të verbër të buxhetit.
Ky mesazh sfidon qindrat e faqeve të deputetëve të PS.
© SYRI.net