Ndërsa politikanët britanikë i paraqesin emigrantët shqiptarë si një krizë kombëtare, shifrat tregojnë një histori krejtësisht tjetër. I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, avokati Sajmir Kumrija e cilëson numrin e 700 familjeve shqiptare të shënjestruara nga qeveria britanike, si 'një pikë uji në oqean', krahasuar me flukset masive të emigracionit nga vende të tjera, që relativisht numërojnë mbi 100,000 kërkesa azili.
Ky kontrast i theksuar tregon se shënjestrimi i shqiptarëve është një zgjedhje strategjike politike, dhe jo një përgjigje ndaj një problemi real demografik. Duke u fokusuar te një grup relativisht i vogël dhe vulnerabël, qeveria britanike sipas avokatit Kumrija, krijon përshtypjen se po vepron me vendosmëri kundër emigracionit të paligjshëm, pa u përballur me sfidat më të mëdha dhe më komplekse.
Kjo strategji e ndjekur thekson ndër të tjera Kumrija, shfrytëzon paragjykimet dhe dezinformimin për të arritur objektiva politike, duke sakrifikuar të vërtetën dhe duke stigmatizuar një komunitet të tërë
Pikërisht lufta politike ndërmjet qeverisë Laburiste dhe Nigel Farage, Nigel Farage i cili ka bërë si pikë as nën mangë të tij luftën kundër migracionit dhe premtime për ndryshime rrënjësore të legjislacionit të imigracionit dhe pikërisht kjo lloj politike ka bërë Nigel Farage të marrë shumë pikë në rangun politik. Ka detyruar qeverinë Laburiste që të bëjë edhe ajo krahasim me Nigel Farage, politika kundër imigracionit në mënyrë që të mbajë një një pozicion, një status quo të qeverisjes së saj, duke ju drejtuar elektoratit britanik dhe sidomos atij Laburist në mënyrë që të vërtetojë që po ndërmarrin politikat e nevojshme që të ulim kostot nga taksat e taksapaguesve anglezë, duke mos suportuar më dosje migrantësh, azilantësh të cilët mund të kenë refuzuar ose jo. Pra është në vazhdën politike që në Mbretërinë e Bashkuar po ndodh kundër imigracionit.
Është një qasje e papranueshme. Nuk mundet të etiketosh një kombësi në një, në një fjalim zyrtar në parlament, kur legjislacioni i referohet të gjithë azilantëve. Pra, numri 700 familjeve shqiptare është realisht tejet i ulët, është një pikë uji në oqean. Për sa i përket numrit të madh të azilkërkuesve dhe të kombësive që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar. Sigurisht, edhe vetë vjen nga prejardhje ministrja, kanë numrin akoma më të madh të azilkërkuesve dhe në vitin e fundit ka kërkuar mbi 1100.000 kërkesa nga Pakistani. Janë kërkesa azili të depozituara dhe që janë në proces. Që do të thotë, shqiptarët kanë numrin relativisht shumë të vogël dhe të ulët, në krahasim me kërkesat e nacionaliteteve të tjera.
Duke nisur nga kushtet dhe vetë. Ajo çka do të doja dhe uroja që mos të ndodhi është pikërisht një gjykim i diktuar nga fryma politike. Pra, nëse një gjyqtar, patjetër, në Mbretërinë e Bashkuar si në çdo shtet tjetër, po pikërisht në Mbretërinë e Bashkuar pushtetet janë të ndara dhe mbi të gjitha vlen shteti i së drejtës, por duke qenë se ka pasur gjithmonë një luftë të diktuar kundër etnive specifike, kundër shqiptarëve sidomos, nuk do të doja që të sillte një frymë, një qasje drejt një dëshire për refuzim të shtuar nga gjyqtarët, nga Home Office në dosje specifike të shqiptarëve. Nëse gjykatësi, nëse inspektorët, oficerët e Home Office dëgjojnë ministren e tyre që flet në parlament një etiketim të drejtpërdrejtë dhe të ashpër ndaj shqiptarëve, besoj dhe dyshoj se ato do jenë, do marrin një influencë, ndoshta dhe jo të drejtpërdrejtë në gjykimin e tyre. Dhe uroj që të vazhdojnë të kenë një gjykim objektiv dhe të kenë një gjykim të drejtë mbështetur në normën ligjore.
© SYRI.net