SYRI TV/ Mediat italiane bojkotojnë samitin e Romës, i kushtojnë vetëm pa rreshta takimit

15:20, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mediat italiane kanë bojkotuar samitin e Romës ky kryeministrja Meloni dhe homologu i saj Edi Rama u takuan për firmosjen e një sërë marrëveshjesh të ndryshme. Pjesa dërmuese e mediave italane, takimin mes dy liderave kanë zgjedhur ta përcjellin vetëm në pak rreshta.

Syri TV

Samiti i Romës me takimin e dy liderëve Melonit dhe Ramës duhej të ishte një ngjarje e madhe politike e mediatike, një moment për të dhënë qartësi. Ishte përcjellë si një moment ku dy liderë të jepnin mesazhe të forta, por ndodhi e kundërta mediat italiane zgjodhën ta bojkotojnë samitin.

Jo një bojkot i zhurmshëm, por një bojkot edhe më i rëndë, ai i indiferencës. Në vend që ta trajtonin si një ngjarje shtetërore me peshë, mediat e reduktuan në disa rreshta. Në vend të analizave të thella mbi marrëdhëniet dypalëshe, pati vetëm një fokus gati brutal: dështimi i paktit për migrantët.

Ky bojkot ishte një sinjal i qartë. Samiti i Romës u shndërrua në shembullin më të qartë se kur politika performon, por nuk prodhon, publiku dhe mediat nuk i blejnë më pozat e një tapeti të kuq. Dhe mediat italiane dhanë gjykimin e tyre se pakti nuk funksionon prandaj as samiti nuk meriton më shumë se kaq.

Njëri prej KM e përdori takimin për të akuzuar gjyqësorin, burokracinë dhe gjithçka tjetër rreth vetes  përveç vetes. Tjetri kërkoi të ruante imazhin e partneritetit, ndërkohë që e vërteta është se projekti i përbashkët është i ngecur dhe i mbuluar nga dyshime. Të dy u shfaqën të gatshëm të pozonin, por jo të ballafaqoheshin me realitetin.

Dhe këtu hyn elementi më i fortë dhe më i hidhur: mediat italiane e bojkotuan këtë shfaqje. Jo duke e injoruar plotësisht, por duke e ulur në minimum dhe duke mos e trajtuar si një ngjarje të rëndësishme diplomatike. Aty ku liderët kërkuan vëmendje, mediat u kufizuan në një kënd të ngushtë: dështimin e paktit për migrantët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco