Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te denoncimi i tij, se Glimando Dani, i cili mbeti i vrarë në atentatin mafioz pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, punoi në fushatën elektorale për ministrin e Ramës, Blendi Gonxhen.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me padinë e njoftuar nga Gonxhja për kreun e PD, Berisha theksoi se do të paraqesë dhjetëra dëshmitarë, për të provuar denoncimin e tij.
‘Gilmando Dani punoi në fushatë me Gonxhen, do të nxjerr me dhjetëra dëshmitarë’, u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu.
Berisha: Absolutisht.
Që Gonxhe punoi me bandat dhe një ndër banditët ka qenë edhe ky, kjo është e provuar.
Unë do t’i nxjerr atij me dhjetëra dëshmitarë.
Sigurisht kjo nuk bëhet me dokumente.
Po këta e dinë.
Gonxhe bashkë me këtë dhe bandën e Vorës, në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur me bandat.
Hoxha kishte këtë Sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën.
Kurse Gonxhe është totalisht produkt i bandave.
© SYRI.net