Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës Sali Berisha ngriti pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si SPAK dhe mazhoranca kanë trajtuar njoftimin për paraqitjen e tij lidhur me çështjen e 21 Janarit.
Berisha tha se as banesa dhe as selia e Partisë Demokratike nuk kanë marrë një thirrje zyrtare, sipas procedurave që përcakton ligji, ndërsa theksoi se publikimet në media nuk mund të zëvendësojnë njoftimin formal institucional.
Berisha u ndal edhe te fakti që dokumenti figuron si i dorëzuar vetëm në adresë të Taulant Ballës, çka e konsideroi tregues të një “loje të turpshme politike”, që sipas tij, ngre dyshime të forta mbi qëllimet e këtij procesi.
Lideri i opozitës shtoi se respekton çdo detyrim ligjor, por se mënyra e komunikimit dhe procedurat e ndjekura deri tani nuk përputhen me standardet e një institucioni të pavarur.
Deklarata e plotë:
Pse duhet të marrësh ti të mirëfilltë mashtrimin që bën Skapi?
Ku e ka parlamenti? Pse nuk e ka sjellë?
Atëherë nëse kanë thënë këtë, janë mashtrues ordinerë.
Unë nuk kam pranuar?
Kujt ia kanë ofruar?
Se unë nuk e kisha dëgjuar këtë.
Po në qoftë se këta thonë se ia dërguam dhe nuk e pranoi, këta janë mashtrues ordinerë.
Janë të pafytyrë.
Unë kam, fatmirësisht tek pallati njerëz që marrin postën me firmë.
Të nxjerrin firmën.
Unë kam njerëz në seli.
A e kanë nisur në tre vende?
Atëherë pse del se vetëm në parlamentin e Taulantit e paskan marrë?
Shiko çfarë veglash të shpifura, të turpshme...
...Unë respektoj ligjin. Unë nuk merrem me trillime, nuk merrem me manipulime, nuk merrem me propagandë banale, unë respektoj ligjin.
Unë respektoj ligjin.
Ata të cilët hyjnë në lojëra politike, ata janë njerz të pafytyrë që nuk kanë moral, që nuk kanë ligj, të cilët shkelmojnë mbi institucionin kushtetues të Skapit të partisë, tregojnë se janë vegla të verbra.
Atë pyetje nuk mund ta bësh ti.
Pse ti nga mediat... jo, unë nuk mund të marr njoftim.
Institucionet e një shteti nuk funksionojnë me mediat. Se mediat çdo ditë mund të japin një lajm, po ti nuk ke asnjë obligim.
Obligim ti ke kur ty të dorëzojë siç përcakton ligji.
Ligji përcakton njoftimin.
Kurse ajo që thua ti, parlamenti, ajo tregon një lojë të turpshme të tyre.
Pra, selia nuk e ka marrë, pallati nuk e ka marrë, ka njerëz aty, të thotë postieri cili ia refuzoi.
E ka marrë Taulanti me 5 mbiemra, çka fakton lojën e turpshme të Altin Troplinit, i cili në turpe të tilla që asnjë ordiner nuk ia lejon vetes. Kaq banale!
© SYRI.net