Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e konsideron një gabim të rëndë diplomatik deklaratën e Kryeministrit Rama, që paraqet Shqipërinë në mënyrë të zvogëluar dhe të papërshtatshme për procesin e integrimit europian. Shehu thekson se integrimi i vendit në BE nuk mund të arrihet përmes gjysmagjelësh ose kërkesash për të pranuar vendin “pa rol” dhe “pa respekt” nga partnerët europianë.
Ai nënvizon se Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një “dele e zezë”, duke përdorur marrëdhëniet historike me partnerët strategjikë, si Italia, për të kërkuar pranime të përkohshme ose të pjesshme.
Sipas Shehut, një qasje e tillë jo vetëm e dëmton imazhin e Shqipërisë, por edhe e vendos vendin tonë në një pozicion të vështirë brenda vetë Bashkimit Europian, duke minuar kredibilitetin e tij në procesin e integrimit.
Deputeti thekson se pranimi i Shqipërisë në BE duhet të bëhet mbi bazën e plotësimit të standardeve europiane, në mënyrë që vendi të pranohet si një anëtar i denjë dhe me rol të plotë, dhe jo për shkak të marrëdhënieve historike apo mbështetjes së një vendi të vetëm.
Postimi i plotë në rrjete:
Rome- “gafa” diplomatike e Rames per Shqiperine ne BE!
Reflektim.
Antaresimi ne BE eshte objektivi i yne madhor, pjesa e parealizuar ne rrugen e integrimit, sigurise, perkatesise sone perendimore, mbas hyrjes ne NATO.
Por ne BE nuk mund te jemi si “dele e zeze”, edhe antar edhe jo…
Edhe me te drejte vote, edhe jo, BE ka rregullat e saj per te gjithe, standartet…
Nqs neser ndryshojne, ndryshojne ne terresi, por sot jane keto qe jane.
Ne nuk behemi aspak te besueshem duke deklaruar:
—Na pranoni si “gjysmagjel”, edhe na pranoni, por pa rol, mos na respektoni, na trajtoni si te “dores se dyte”, duke u pergjeruar se nuk do te votojme!
Ofenduese kjo per Shqiperine, demtuese e imazhit tone, ne fakt demtuese kjo edhe e procesit tone te integrimit.
Nje deklarate e tille jo serioze te “zvogelon”; ne BE nuk te pranojne per meshire, por per rol.
Italia pa asnje dyshim eshte partner strategjik thelbesor per ne, eshte si “porta” e jone drejt BE, me maredhenie, rendesi, vlera historike te vecanta.
Italia na ka mbeshtetur e na mbeshtet pa rezerva ne proceset tona demokratike e integruese.
Por standartet tona europiane duhet t’i plotesojme ne vete, ne fund do te mund te pranohemi per ato cfare kemi realizuar ne vendin tone.
Nuk mund te kerkosh nga Roma te te “zevendesoje”, qe ti te pranohesh “pergjysem” ne BE.
Roma na mbeshtet qe ne BE te jemi antar i denje, si te gjithe aty.
Nje deklarate e tille “gjysmagjeli”, qe ne fakt konfirmon qenien larg te Shqiperise nga permbushja e standarteve, ve ne pozite te veshtire edhe Romen, si “avokati” yne kryesor per procesin e integrimit.
Ndersa Shqiperine e denigron dhe e largon nga BE.
© SYRI.net